Tri tërmete të tjerë të fuqishme goditin Italinë qendrore, më konkretisht zonën ndërmjet Marche dhe Umbria në mbrëmje e ditës së mërkurë, 26 tetor, duke rikthyer frikën veçanërisht në zonat tashmë të goditur rëndë në fund të muajit gusht.
Ndërtesa të shembura dhe qindra njerëz të zhvendosur, ky është bilanci i parë pas tërmetit. Goditja më e rëndë për nga intensiteti ishte goditja e dyta, që fatmirësisht i gjeti njerëzit që kishin dalë në rrugë, duke shmangur kështu një bilanc të rëndë në të vdekur dhe në të plagosur. Nuk ka viktima, por vetëm disa të plagosur që u arrit të shpëtoheshin në zonën e afërt epiqendrës.
Shumë qytetarë të Visso, një nga vendet më të prekura, kaluan natën në degën lokale të Kryqit të Kuq Italian.
Ekipet mbështetje psikologjike u dërguan në, së bashku me ambulancat dhe vullnetarët për raste katastrofash të pajisur me mjete dhe teknika të veçanta (SMTS). Në Cingoli, Kryqi i Kuq ka evakuuar një kat të spitalit, me 9 ambulanca dhe 20 vullnetarë.
E gjithë struktura kombëtare e Kryqit të Kuq, në bashkëpunim me Departamentin e Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri dhe vullnetarët tashmë ndodhen në vendet e prekura nga tërmeti për të ndihmuar popullatën e prekur dhe për të vlerësuar dëmet.
Presidenti kombëtar i Kryqit të Kuq italian, Francesco Rocca, ishte vënë në kontakt me komitete lokale të KK të zonave të prekura dhe veprimtaritë për tu ardhur në ndihmë të dëmtuarve.