Leksion mbi HIV/AIDS në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër

Leksion i hapur në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, me temë : “HIV/AIDS dhe strategjia ndërkombëtare për të ardhmen”, organizuar nën kujdesin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Shkodër dhe DSHP Shkodër.
Informacionet dhe temat mbi sfidat që na presin në të ardhmen me “sëmundjen e shekullit”, u referuan nga Dr.Zamira Shabani, një aktiviste prej vitesh e Degës së Kryqit të Kuq Shkodër, që në këtë veprimtari u mbështetet nga vullnetarët e shumtë dhe stafi i degës.

Njohuritë e thella dhe pasioni me të cilën e ajo përcolli leksionin bën që ai të ndiqej me mjaft interes nga të rinjtë e shumtë studentë dhe vullnetarë të degës, të pranishëm në sallë

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: