Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ndoqi me vëmendje situatën e krijuar nga përmbytjet në fillim të muajit nëntor 2016. Bazuar në Politikën dhe Planin e veprimit të KKSH për raste katastrofash dhe në përmbushje të misionit të tij humanitar, si gjithnjë në të tilla raste:
– degët e Kryqit të Kuq në zonat e prekura dhe Selia monitoruan zhvillimin e situatës në zonat e prekura, kjo në bashkëpunim me Komisionet e menaxhimit të emergjencave civile në Bashkitë e Prefekturat përkatëse;
– Degët e Kryqit të Kuq në zonat e prekura mobilizuan vullnetarët e skuadrave për reagim në raste katastrofash duke ndihmuar në sensibilizimin e popullsisë, monitorimin dhe mbledhjen e informacionit, vlerësimi paraprak dhe shpërndarjen e ndihmave të vëna, atje ku u vlerësuar e nevojshme;
– Dega e KK Tiranë siguroi dhe shpërndau ushqime të gatshme për familjet e evakuuara nga Bregu i Lumit dhe të akomoduara në shkollat “Gramos Palushi”, “Ramazan Jarani”, “Kolë Jakova”. Për to u shpërndanë dhe 50 batanije dhe 10 kite higjienike, si dhe rroba.
– Gjithashtu filloi shpërndarja e stokut të gatshëm për raste katastrofash, dhe në bashkëpunim me autoritetet e vendore u shpërndanë racione ndihme familjare 1 mujore: në Fushë-Krujë për 150 familje, në Lezhë 50 familje, në Shijak 20 familje.
Ndërkohë ju drejtua një apel për ndihmë, Federatës Ndërkombëtare Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, për të mbështetur familje të dëmtuara nga përmbytjet. Ky apel është i miratuar në shumën 138 mijë CHF dhe po punohet për zbatimin konkret të tij. Apelit ju përgjigj dhe Kryqi i Kuq Gjerman, në shumën 20 mijë EURO për të ndihmuar 350 familje të përmbytura në zona të tjera. Si rezultat, operacioni i ndihmës do të vijojmë me shpërndarje ushqime dhe joushqimore dhe për 700 familje të tjera të përmbytura.
Kryqi i Kuq Shqiptar do të vazhdojë që të sensibilizojë popullsinë në zonat e përmbytura për masat që duhen marrë dhe për higjienën në raste të tilla.
Racioni ushqimor familjar një mujor përmban: miell 20 kg, vaj 4 litra, fasule 4 kg, sheqer 4 kg, oriz 4 kg, makarona 4 kg, kripë 0.5 kg; Batanije 5 copë; Kite higjenik 1 pako.
Kështu sot (datë 2 dhjetor) , datë ka vijuar shpërndarjet në Fushë-Krujë për 50 familje dhe në Lezhë për 50 familje. Listat janë përgatitur nga strukturat e pushtetit dhe shpërndarja kryhet nga degët e Kryqit të Kuq në këto qytete. Operacioni në zbatim të Apelit, do të vijojë në ditët në vazhdim në degët e KK Tiranë, Shijak, Mat, Dibër, Shkodër etj.
Për mbarëvajtjen e operacionit janë angazhuar të gjitha strukturat e shoqatës, stafi dhe vullnetarët nëpër degët e përfshira.