Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet në Fushë-Krujë

 

 

Moti i keq i ditëve të fundit ka bërë që shumë familje në shumë rrethe të vendit të jenë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Falë rrjetit të tij të degëve në të gjithë vendin, Kryqi i Kuq Shqiptar ka vlerësuar që në momentet e para, vështirësitë dhe dëmet e krijuara. Bazuar në vlerësimet e bëra dhe mbështetur në kapacitetet e krijuara posaçërisht për përgjigje në rast katastrofe, Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur të ndihmojë familjet më në nevojë. Në procesin e përcaktimit të më nevojtarëve, Kryqi i kuq Shqiptar bashkëpunon me Njësitë Administrative përkatëse. Sot, nisi shpërndarja me ushqime dhe materiale jo ushqimore për 75 familjet në nevojë në Fushë Krujë. Shpërndarja do të vazhdojë dhe nesër për 75 familje të tjera në nevojë. Ndihma konsiston në një pako ushqimore 20 kg ushqime, 20 kg miell, një kit familjar higjienikë dhe 4 batanije për familje.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar do të vazhdojë vlerësimin dhe ndihmën në ushqime dhe materiale të tjera jo ushqimore në njësitë administrative në rrethe të tjera të vendit.

Ndajeni me miqte tuaj: