Zgjerohet gjeografie e shpërndarjes së ndihmave nga Kryqi i Kuq Shqiptar, nëpërmjet degëve të tija në të gjithë vendin. Sot u dërguan për tu shpërndarë ndihma në Berat dhe Bulqizë, ndërkohë që nesër do të shpërndahen ndihma në Pukë, (Iballë 20 familje) ; Mirditë 20 familje, Pukë 20 familje; por dhe Korçë (60 familje) e Tiranë (Paskuqan 35 familje).
Falë bashkëpunimit shumë të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ndihmat e Kryqit të Kuq Shqiptar janë nisur me helikopter për në Bulqizë.