Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan çadra dimërore dhe pajisje familjare për familjet në nevojë

Një shpërndarje e veçantë u realizua dje, nga Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me forcat e armatosura. Është fjala për çadrat dimërore, kontingjent i stokut të Kryqit të Kuq Shqiptar të cilat u shpërndanë për familjet e prekura nga tërmeti, që vazhdojnë të qëndrojnë pranë shtëpive të tyre. Çadrat u shpërndanë në fshatrat Gjepalaj 10 çadra, Xhafzotaj 7 çadra, Maminas 18 çadra dhe Ishëm 25 çadra. Transporti i cadrave deri në destinacion dhe ngritja e tyre u realizua falë kontributit dhe bashkëpiunimit të forcave të armatosur të Ministrisë së Mbrojtjes

Ngritja e çadrave u shoqërua dhe me shpërndarjen e setit familjar përkatës shoqërues të përbërë nga batanije, kite kuzhine, dhe shtroje për fjetje (sliping begs).

Ndajeni me miqte tuaj: