Kryqi i Kuq Shqiptar shënon 105 vite nga themelimi – Mbi një shekull në shërbim të njerëzve

Kryqi i Kuq Shqiptar shënoi këtë 4 tetor 105-vjetorin e themelimit, duke përmbyllur më shumë se një shekull veprimtari humanitare në mbështetje të njerëzve në nevojë. I themeluar më 4 tetor 1921, Kryqi i Kuq Shqiptar është shoqata më e vjetër humanitare në vend. Përgjatë 105 viteve të veprimtarisë së tij, Kryqi i Kuq Shqiptar ka qenë pranë qytetarëve në situata të vështira, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje për shtresat më në nevojë.

Një mision që edhe pas më shumë se një shekulli, vijon të mbetet i njëjtë të jemi aty ku nevoja për ndihmë është më e madhe.

Kryqi i Kuq Shqiptar e sheh këtë përvjetor jo vetëm si një moment për të kujtuar të shkuarën, por edhe si një angazhim për të vijuar misionin humanitar në të ardhmen.

105 vite humanizëm, 105 vite në krah të njerëzve.