Kryqi i Kuq Shqiptar, një partner i denjë në Aleancën për Dhurimin e Gjakut

Vetëm në dy ditët e fundit janë organizuar sy seanca për dhurimin e gjakut në Cërrik dhe Berat, në kuadër të Aleancës për Dhurim Gjaku. Janë punonjësit e Bashkisë të këtyre qyteteve që duke ju bashkuar nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht për fëmijët talasemikë mundësuan sigurimin e një numri të konsiderueshëm njësi gjaku. Vullnetarët tanë dhe stafi i Bankës së Gjakut ndihmuan në mbarëvajtjen në kushte optimale të dhurimit të gjakut.
Prania e Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta në këto seanca tregon për rëndësinë dhe mbështetjen që i kushton ky institucion sigurimit të gjakut në sasi dhe cilësinë e duhur, vecanërisht për fëmijët talasemikë, në vendin tonë.
ÇDO DHURUES GJAKU ËSHTË NJË HERO!

Ndajeni me miqte tuaj: