Kryqi i Kuq Shqiptar nisi shpërndarjen e ndihmave, kontribut i USAID në Shqipëri

Nisi shpërndarja e ndihmave, kontribut i USAID, në Shqipëri

Kryqi i Kuq Shqiptar nisi sot shpërndarjen e kontigjentit të ndihmave që USAID akordoi në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi kryesisht zonën e Durrësit, të Thumanës dhe të Tiranës.

Ky kontigjent ndihmash është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar dhe USAID në një shumë prej 100 000 USD.

80 pakot e para standard u shpërndanë për popullsinë e prekur në Manzë të rrethit të Durrësit. (Një pako përbëhet nga ushqime – 4 kg oriz, 4 kg sheqer, 4 kg makarona, 4 kg fasule, 4 lt. vaj, 20 kg miell, 5 batanije, dhe një kit higjienik)

Shpërndarja e ndihmave për popullsinë e Manzës u asistua dhe nga John H. Patterson Këshilltar Rajonal në Zyrën për katastrofat e huaja në USAID, si dhe nga Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Z. Luigi Soreca.

Operacioni i ndihmës vazhdon.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: