Kryqi i Kuq Shqiptar ndjek me vëmendje situatën e krijuar pas tërmetit të mëngjesit të sotëm datë 26 nëntor.

Kryqi i Kuq Shqiptar ndjek me vëmendje situatën e krijuar pas tërmetit të mëngjesit të sotëm datë 26 nëntor.

Sipas të dhënave të insitucioneve të ndryshme shtetërore dhe vëzhgimit të situatës në vend nga ekipet e KKSH, tërmeti i ditës së sotme, i një fuqi e prej 6.3 ballë ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe njerëzore. Zonat më të goditura janë ato të Durrësit, Thumanës, Tiranës, etj. Deri tani janë konfirmuar rreth 600 të plagosur, ndërkohë që 7 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit në disa objekte të banuara të dëmtuara mjaft rëndë, ku dhe mendohet se ka akoma njerës në rrënoja.

Si pasojë e situatës së krijuar Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin për ditën e sotme dhe të nesërme në të gjithë sistemimin arsimor.

Kryqi i Kuq Shqiptar, ka angazhuar ekipet e tija të vullnetarëve të degëve të Kryqit të Kuq në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe jo vetëm për tu gjendur pranë familjeve të prekura nga tërmeti në këto momente të vështira për to. Ndihma e parë dhe mbështetja psiko-sociale janë dhe fushat kryesore të dhënë nga vullnetarët tanë në këto momente të para të kësaj fatkeqësie.

Si pjesë e një Lëvizjeje të madhe ndërkombëtare, Kryqit të Kuq Shqiptar i kanë ardhur mesazhe mbështetëse ndihme nga shumë shoqata të rajonit dhe më gjerë, dhe më konkretisht KK Italian, Gjysmëhënëa e Kuqe Turke, KK Maqedonas, KKMalazez, KK Kosovës, KK Gjerman, KK Austriak, KK Kroat, KK Serbë, si dhe nga nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në bashkëpunim dhe me institucionet vendore dhe shtetërore, Kryqi i Kuq Shqiptar po përgatit një mbështetje afatmesme dhe afatgjatë për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

#kryqikuqshqiptar #kryqikuqtirane #kryqikuqdurres #redcrossalbania #redcrossalb

Ndajeni me miqte tuaj: