Me qëllimin për të zbutur pasojat e varfërisë ekstreme në Shqipëri, Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndarë paketa ndihme ushqimore për 500 familje në të gjithë vendin gjatë muajit Mars. Ky veprim vjen në një kohë kur shumë familje përballen me sfida të mëdha ekonomike, sidomos në kontekstin e pas-pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
Paketa ushqimore, e cila përbëhet prej 30 kg artikuj ushqimorë, është dizenjuar për të mbuluar nevojat bazë të një familjeje për një periudhë një muajore. Kështu familjet në nevojë kanë akses në ushqim të mjaftueshëm dhe të shëndetshëm për të suportuar përditshmërinë e tyre në kushte të vështira.
Ndihma e Kryqit të Kuq Shqiptar shtrihet në të gjithë vendin, duke përfshirë zonat më të varfra. Përkujdesja dhe përkushtimi i vullnetarëve të Kryqit të Kuq janë thelbësore në sigurimin e shpërndarjes së këtyre pakove në mënyrë të drejtë dhe efikase.
Me këtë nismë, Kryqi i Kuq Shqiptar vazhdon të luajë një rol kyç në përkrahjen e familjeve në nevojë dhe në luftën kundër varfërisë në vend. Ndërkohë që problemet ekonomike vazhdojnë të shqetësojnë shumë komunitete në Shqipëri, veprimet e tilla shërbejnë si një dritë shprese dhe një ndihmë e vlefshme për ata që ndihen të prekur nga varfëria ekstreme.
- Kjo mbështetje vjen si kontribut i Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit!