Dëshirojmë shumë të jemi çdo fund vitit pranë njerëzve. Edhe këtë fund viti, kemi organizuara aktivitetete të shumta dhe shpërndarje ushqimore për familjet në nevojë, kryesisht në zonat malore dku dhe nevojat dhe kërkesat për ndihma janë më të mëdha.
Falë punës së degëve lokale të Kryqit të Kuq dhe mbështetjes së partnerëve tanë si Kryqi i Kuq Italian, apo Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit, apo dhe ata vendas bëmë të mundur mbështetjen me paketa ndihme ushqimore më shumë se 1000 familje në nevojë në të gjithë vendin.
Gëzuar Vitin e Ri 2022!