Kryqi i Kuq Shqiptar me një sistem të ri regjistrimi të anëtarëve dhe vullnetarëve të shoqatës

 

Falë një bashkëpunimi një vjeçar me Institutin Kanadez të Teknologjisë dhe punës intensive të pedagogëve dhe studentëve të këtij instituti, sot Kryqi i Kuq Shqiptar ka një database të rëndësishme online për regjistrimin e anëtarëve dhe vullnetarëve të shoqatës.
Në ceremoninë e organizuar në EU Information Center, në Pallatin e Kongreseve në Tirana, Rektori i Institutit Kanadez të Teknologjisë, Prof.Dr.P.Eng. Habib Hamam, i dhuroi Presidentit të KKSH z. Ylli Alushi database – in “Database i të dhënave për anëtarët dhe vullnetarët e KKSH”.
Ky sistem i plotë dhe i detajuar online i anëtarëve dhe vullnetarëve, tregon rëndësinë që jep shoqata këtij aspekti nga më të rëndësishmit për jetën e një shoqate vullnetare si Kryqi i Kuq Shqiptar.
Realizimi i këtij sistemi është një shembull i mirë i bashkëpunimit tërësisht vullnetar ndërmjet një institucioni të lartë arsimor, siç është Instituti Kanadez i Teknologjisë, dhe një organizate humanitare vullnetare siç është Kryqi i Kuq Shqiptar.
Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon ngrohtësisht Institutin Kanadez të Teknologjisë për bashkëpunimin e ngushtë dhe në fusha të tjera humanitare, që kurorëzohet sot me dhurimin e Sistemit të regjistrimi të anëtarëve dhe vullnetarëve të shoqatës.

Ndajeni me miqte tuaj: