Kryqi i Kuq Shqiptar mbështet 40 familje në nevojë për tre muaj në Berat, Durrës dhe Elbasan me ndihmën e Ambasadë Gjermane në Tiranë

Përfundoi faza e dytë e pakove ushqimore, donacion nga Ambasada Gjermane në Tiranë në mbështetje të familjeve në nevojë të prekura nga situata e COVID-19 në Degët e Kryqit të Kuq Berat, Durrës dhe Elbasan. Shpërndarja e parë është realizuar në muajin prill.
Mbështetja nga Amabasada Gjermane në Tiranë parashikon ndihmesën me paketën ushqimore të Kryqit të Kuq Shqiptar (4 kg. makarona, 4 kg. sheqer, 4 kg. oriz, 4 kg. fasule, 4 lt. vaj +10 kg miell) për 40 familje në nevojë të prekura nga COVID-19 në Degët e Kryqit të Kuq Berat, Durrës, Elbasan për muajin prill, maj, qershor.
BASHKË NË NDIHMË TË NJËRI-TJETRIT!

Ndajeni me miqte tuaj: