Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) ka nisur një operacion të gjerë ndihmë emergjente në përgjigje të pasojave të tërmetit që goditi Nepalin më 25 prill. Autoritet vendore raportojnë për mbi 3000 të vdekur dhe shumë ndërtesa tërësisht të rrënuara kryesisht në kryeqytetin Katmandu.
Në përgjigje të nevojave të theksuar humanitare si rezultat i tërmetit, FNKK ka lëshuar një apel ndihme emergjente prej 33.4 milion franga zvicerane, me qëllim realizimin në vend të shërbimeve jetësore të nevojshme që përfshijnë ushqim, strehim, ujë dhe përkujdesje shëndetësore për 75 000 persona. Apeli vjen pas alokimit nga Fondi i emergjencës së Federatës për raste katastrofash të shumës prej 500 000 franga zvicerane, e livruar menjëherë në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Kryqi i Kuq i Nepalit ka një eksperiencë të madhe në përgjigjet ndaj katastrofave natyrore dhe luan një rol lider në Planin e emergjencës së qeverisë për të tilla raste. Vullnetarët e trajnuar në ndihmën e parë dhe në kërkim shpëtimin janë mobilizuar tashmë dhe prej tri ditësh po punojnë në terren.
Në shenjë solidariteti me Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe në përgjigje të apelit të ndihmës së lëshuar nga Federata ndërkombëtare, Kryqi i Kuq Shqiptar jep 20 000 euro.