Pas veprimtarive intensive në ditët e para pas tërmetit në ndihmë të më nevojtarëve me Ndihmë të Parë, mbështetje psiko-sociale, kudo pranë banesave të rrënuara apo dhe ushqim të ngrohtë në qendrat e strehimit, Kryqit i Kuq Shqiptar, Dega Durrës, në bashkëpunim me autoritetet vendore ka nisur mbështetjen me racione familjare një mujor për familjet e prekura nga tërmeti. Sot, falë mbështetjes së USAID, vullnetarët e Degës së Kryqit të Kuq, Durrës shpërndanë ndihma për 80 familje në Fushë Kapedanaj, Fushë Kërtushaj dhe Likmetaj në zonën e Ishmit. Racioni familiar një mujor i Kryqit të Kuq përbëhet nga: 20 kg ushqime (4 kg makarona, 4 kg sheqer, 4 kg oriz, 4 kg fasule, 4 lt. vaj, 0,5 kg kripë), 20 kg miell, 5 batanije, një kit higjienik familjar një mujor.