Janë të shumta veprimtaritë e zhvilluara nga Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) në prag të festave të fund vitit. Ato janë fryt i një bashkëpunimi të ngushtë të KKSH me publikun e gjerë, me institucione të ndryshme dhe me donatorë të shumtë me synim mundësimin e festave për shtresat dhe familjet në nevojë.
Sot, datë 28 dhjetor 2015, Kryqi i Kuq Shqiptar realizoi shpërndarjen e një pako ndihme ushqimore për 1 000 familje në nevojë, falë një mbështetjes financiare të CREDINS bank, në 22 qytete ku kjo bank operon.
Pakoja ushqimore me vlerë 1 000 lekë që po shpërndahet në prag të festës së Vitit të Ri, përmban miell, sheqer, oriz, makarona, vaj, fasule dhe biskota !
Përfitues të kësaj ndihme janë familje shumë të varfra, me shumë anëtarë dhe me pak të ardhura, me një kryefamiljarë dhe me fëmijë të vegjël, të moshuar të vetmuar, etj.
Duke falënderuar CREDINS bank për ndihmesën e saj në realizimin e veprimtarive të tilla, ne besojmë shumë se bashkëpunime të tilla sjellin sado pak buzëqeshje për komunitetet në nevojë në prag të Vitit të Ri !
Kryqi i Kuq Shqiptar