– Prej kohësh, një bashkëpunim i ngushtë me Median, e kryesisht me median lokale në fushën sociale. Dega e KK Elbasan ndihmon tre familje në nevojë.
Pas informacionit të marrë nga mediat lokale, se në fshatin Qerret, të njësisë administrative Labinot Mal, ishin djegur plotësisht banesat e vëllezërve Skënder dhe Astrit Çakoja, Kryqi i Kuq Shqiptar nëpërmjet degës së tij në Elbasan, si gjithnjë pranë familjeve në nevojë të ndihmoi këto dy familje me pako ushqimore, miell, kite higjienike e batanije.
Ndërkohë që dje, datë 06.03.2018, vullnetarët tanë u gjend pranë familjes prej 6 anëtarësh të z. Agron Kaçuli në fshatin Griqan, njësia administrative Labinot Fushë, e cila jeton në një varfëri absolute. Falënderojmë vullnetarët!