Nga veprimtaritë e degës së KK Berat përzgjodhën tri prej tyre:
– Zhvillimin e Kurseve të Ndihmës së parë në ambientet e fabrikës “AMA DRESS”, ku u formuan shtatë punonjës. Instruktorja Rafaela Guri demonstroi teknika të dhënies së Ndihmës së Parë në; kontrollin e vetëdijes, kontrollin e frymëmarrjes, fashimin e plagëve, mbytjet, djegiet dhe gjendjen e shokut.
– Në realizimin e një emisioni në TV Glob mbi veprimtaritë e Kryqit të Kuq, Dega Berat, programet dhe aktivitetet që zbaton kjo Degë. Në emision mori pjesë mësuesja e shërbimit komunitar të Shkollës së mesme B.D.Karbunara Zj. Tefta Vesho, Sekretaria e Degës Ilva Çipi dhe shumë vullnetarë aktivë të Degës. Emisioni i zhvilluar në kuadër të Programit : Rinia dhe Edukimi Humanitar u bëri thirrje të rinjve për të qenë pjesë e veprimtarive humanitare të Kryqit të Kuq.
– Dhurim gjaku në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Berat, ku vetë kreu i këtij institucioni z. Arif Dervishi dha shembullin e tij duke ju bashkuar thirrjes së degës për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.