15 korrik 2016
Në vijim të dramës së tmerrëshme që goditi qytetin në Nicë në natën e 14 duke u gdhirë 15 korriku, Kryqi i Kuq është mobilizuar për të dhënë ndihmë dhe mbështetje viktimave dhe të afërmëve të tyre.
Fakte
Një njeri në drejtimin e një kamioni ka marrë përpara turmën e madhe në numër që kishte ardhur për të qenë e pranishme në festimet e organizuara në kuadër të festës kombëtare në NIcë, në shëtitoren angleze. Një bilanc provizor bën fjalë për 84 viktima, ndërkohë që 18 të tjerë janë në gjendje “emergjence absolute”. Seksioni antiterroristë në Paris është angazhuar në hetimin e ngjarjes. Sot është dekretuar tri ditë zije kombëtare duke filluar nga dita e shtunë.
Mobilizimi i Kryqit të Kuq
Ekipet e Kryqit të Kuq të departamentit të Alpes-Maritimes kanë ndërhyrë menjëherë për të dhënë mbështetje dhe asistencë në vendet e pritjes dhe të shoqërimit të viktimave dhe të afërmëve të tij. Dy qendra pritëse janë ngritur në vend për pritjen e këtyre të fundit.
Kryqi i Kuq është kërkuar të vij për të përforcuar celulën e ndihmës së Ministrisë së Jashtme dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar.
Përballë dhunës, Profesori Jean-Jacques Eledjam, Presidenti i Kryqit të Kuq Francez u shpreh kështu në emër të Shoqatës : “Ngushëllimet tona më të mira dhe mendimet tona më të sinqerta shkojnë për familjet e viktimave.”