Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut mbështet operacionin e ndihmës së Kryqin e Kuq Shqiptar për të prekurit nga tërmeti me 313 000 Euro

Një delegacioni i Kryqit të Kuq i Maqedonisë së Veriut i përbërë nga Prof.Dr. Romel Velev, President, PhD. Sait Saiti – Sekretar i Përgjithshëm, ndodhet për një vizitë në vendin tonë në mbështetje të Kryqit të Kuq Shqiptar në operacionin e ndihmës për të prekurit nga tërmeti.
Ata u pritën nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar Magj. Ylli Alushi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Artur Katuçi të cilët u shprehën falenderimet më të përzemërta për mbështjen e dhënë nga Kryqi i Kuq Maqedonas në këto ditë të vështira për familjet në nevojë dhe i siguroi ata për një transparencë maksimale në përdorimin e fondeve.
Që në ditën e parë të pas tërmetit Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut ka dërguar ndihma materiale në vlerë prej 20.000 euro dhe 10.000 euro në të holla për Kryqin e Kuq Shqiptar, ndihma që kanë mbërritur në mëngjesin e datës 27 nëntorit në qytetin e Durrësit.
Bashkë me ndihmën humanitare mbërritën edhe ekipet e reagimit në katastrofa të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit.
Për një mbështetje afatgjatë, Kryqit të Kuq i Maqedonisë së Veriut nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.
Në fushatën e realizuar nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut u mblodhën 313 000 Euro në baza vullnetare nga organizatat e shoqërisë civile, individët dhe firmat private për të prekurit nga tërmetit në Shqipëri. Ato janë janë donacione nga kompanitë, kompanitë e telefonisë si dhe drejtpërdrejt nga qytetarët dhe organizatat e ndryshme vendore.
Faleminderit Kryqit të Kuq të Maqedonisë për këtë mbështetje mjaft të rëndëishme.

Ndajeni me miqte tuaj: