Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në ambientet e selisë së tij qendrore, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi përfundimin e fushatës në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019 dhe transferimin e fondeve pranë Kryqit të Kuq Shqiptar.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se janë mbledhur 16,6 milionë dinarë në baza vullnetare nga organizatat e shoqërisë civile, individët dhe firmat private për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Shumat e mbledhur janë donacione nga kompanitë, kompanitë e telefonisë si dhe drejtpërdrejt nga qytetarët dhe organizatat e ndryshme vendore.
Para konferencës së shtypit, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut organizuan një takim falënderimi me donatorët, kompanitë dhe individët që u angazhuan për të ndihmuar dhe mbështetur popullsinë e prekur nga tërmeti në Shqipëri.