Sekretari i Përgjithshëm i Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka rishikuar apelin për të mbështetur operacionet e emergjencës që janë duke u zhvilluar në Nepal, pas dëmtimeve që pësoi vendi nga dy tërmetet e mëdha.
Mijëra shtëpi të tjera u shkatërruar pas tërmetit të së martës me magnitud 7.3 të shkallës Rihter që vrau 100 persona të tjerë, dy javë pas tërmetit katastrofik të 25 prillit që preku më shumë se 6 milion njerëz dhe shkatërroi me qindra mijëra ndërtesa. FNKK ka lëshuar një apel ndihme për 33 milion franga zvicerane, por e ka zgjeruar këtë apel deri në 85 milion franga zvicerane për të dhënë më shumë mbështetje për 700 000 mijë njerëz në dy vjetët që pasojnë.
Duke folur nga Nepali, Sy tha: “të japësh shtretër, shërbim shëndetësor, ujë dhe higjienë aq shumë të kërkuara në këtë situatë, ky është prioriteti ynë. Donatorët tanë janë treguar pafundësisht bamirës, por duke parë nevojat kaq të mëdha në realitet, ne duhet të bëjmë më shumë dhe ne jemi duke kërkuar për ta bërë një gjë të tillë, parë në këndvështirmin e një mbështetje afatgjatë.”
Gjatë vizitës së tij në vend, Sekretari i Përgjithshëm bisedoi me Kryeministrin e Nepalit Sushil Koirala dhe Ministrin e Jashtëm, Mahendra B. Pandey, për të diskutuar për operacionet e Kryqit të Kuq pas tërmetit. Ai tha se takimet ishin shumë të dobishme. “Kryeministri i vendit vlerëson shumë përgjigjen e menjëhershme të Kryqit të Kuq të Nepalit në këtë katastrofë. Ai ishte i interesuar të mësonte më shumë për çfarë ne kryenim dhe siguroi në dëshirën e qeverisë së tij për të lehtësuar operacionet tona.”
Sy vizitoi gjithashtu qytetin e Bhaktapur në Luginën e Katmandus, që vuan dëmtimet e rënda të tërmetit dhe u bashkua me vullnetarët e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Nepalit në shpërndarjen e ndihmave në fshatrat në periferi të Pikhel.
Duke falënderuar për punën e mijëra vullnetarëve që kanë qenë në terren në ndihmën mjekësore ndaj të plagosurve, në shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe jo ushqimore, në sigurimin e ujit të pijshëm dhe të kushteve të higjienës dhe në mbështetjen e të tramatizuarve nga katastrofa, ai tha: “ Nuk mundem të shprehem sa duhet për vlerat e vullnetarëve tanë. Shpirti i tyre, vendosmëria, zemërgjerësia dhe pjekuria në mes të kësaj katastrofe është një frymëzim, në mënyrë të veçantë nga ata që kanë qenë vetë të mbijetuar nga ky tërmet.”
Që nga tërmeti i 25 prillit, ekipet e Kryqit të Kuq janë fokusuar në dhënien e asistencës mjekësore emergjente, së bashku me ndihmat për strehim dhe ato ushqimore dhe jo ushqimore. Janë më shumë se 221 000 persona që janë strehuar në tendat dhe strehimet e organizuara nga Kryqi i Kuq.
“Ekipet tona në terren, në distriktet Dolakha dhe Sindhupalchok janë duke raportuar për dëmtime të tjera të shtëpive të shkaktuara nga tërmeti i dytë,” thotë Dev Ratna Dhakhëa, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Kryqit të Kuq Nepalez. Efektet janë ndjerë gjithashtu në Luginën e Katmandusë. Pikërisht kur njerëzit po mendonin se ishte i sigurt kthimi në shtëpitë e tyre, ata u detyruan sërish, të kalojnë netët në qiell të hapur. Është pikërisht kjo situatë që rrit kërkesën për materiale për strehim.”
Apeli i FNKK mbulon një numër fushash ku përfshihen strehim emergjent dhe mbështetje për ndërtim të shtëpive, ushqime dhe material jo ushqimore, mbështetje për të mbijetuar, përmirësimi i furnizimit me ujë dhe sisteme saniteti, shërbime baza shëndetësore dhe mbështetje psikologjike.
– See more at: http://www.ifrc.org/en/news-and-media/news-stories/asia-pacific/nepal/red-cross-expands-emergency-appeal-to-reach-700000-survivors-follow-recent-earthquakes-in-nepal-68653/#sthash.yINdKTd4.dpuf