Kryqi i Kuq Britanik në ndihmë të të mbijetuarve të sulmeve në Manchester

 

23 maj 2017

Vullnetarë dhe stafi i Kryqit të Kuq Britanik janë duke dhënë ndihmë të parë dhe mbështetje psikologjike për të gjithë personat e prekur nga sulmet e dy netëve më parë në koncertin e Ariana Grande në Manchester. Me kërkesë të policisë së Manchesterit, që nga dita e martë në mëngjes, vullnetarët e Kryqit të Kuq janë duke dhënë, mbështetjen e tyre në qendrën e pritjes të stadiumit Ettihad. Ata janë duke dhënë gjithashtu, mbështetje për spitalet e zonës me shërbimin e ambulancës.

Mike Adamson, shefi ekzekutiv i Kryqit të Kuq Britanik për raste emergjencash, tha se: “Lutjet tona shkojnë për të gjitha familjet dhe të afërmit e të prekurve nga ky sulm i tmerrshëm. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet, dhe vullnetarët dhe stafi ynë i trajnuar janë në gatishmëri duke dhënë mbështetjen e duhur që kërkohet në të tilla emergjenca.”

Një mbështetje që sjell qetësi

Fill pas incidenteve të tilla, shoku dhe trauma janë të mëdha. Për të mbijetuarit dhe dëshmitarët, ajo që do të donin të kishin në ato momente është që dikush t’i dëgjojë. Një gjest i thjesht, biseda dhe një filxhan çaji përpara, mund të bëjë një ndryshim të madh në gjendjen e emocionale të atyre që kanë përjetuar tronditjen e madhe. Vullnetarët e KK të skuadrave për raste emergjence, janë të përgatitur për të siguruar ndihmë të parë dhe mbështetje psikologjike për njerëzit që kanë përjetuar këtë emergjencë.

“Roli ynë është t’u japim siguri njerëzve, mbështetje psikologjike, dhe t’i ndihmojmë të gjejnë qetësinë,” tha Simon Lewis, shefi i ekipit të KK Britanik në raste krizash. “Vullnetarët tanë janë të trajnuar për t’i dëgjuar, apo dhe për t’u dhënë strehë.” Kryqi i Kuq është në kontakt me të gjitha shërbimet e emergjencës në mbarë Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me situata të tilla. Vullnetarët janë gjendur menjëherë në vend, pas sulmeve në Westminster në mbështetje të shërbimeve të emergjencës në një qendër pritje të ngritur aty pranë.

Kryqi i Kuq Britanik ka dërguar vullnetarë të trajnuar në mbështetje psikologjike dhe emocionale për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar Britanik të Përtejdetit të Emergjencave.

Mbështetje me shërbimin e ambulancave

Përveç mbështetje për familjet në Stadiumin e Ettihadit, ambulancat dhe ekipet e KK janë shpërndarë në spitalet e Manchester për të ndihmuar njerëzit që nuk janë përfshirë në incident, për të shkuar në shtupoi me qëllim që të lirohen shtretër spitalor, aq të nevojshëm në të tilla raste.

Kryqi i Kuq ofron mbështetje të rregullt për Shërbimin e Ambulancës të Britanisë së Madhe. Ai disponon një flotë të gjerë ambulancash dhe staf të përgatitur, të cilët janë përdorur rregullisht në mbështetje të Shërbimit Shtetëror të Ambulancave, si gjatë punës rutinë ashtu dhe në incidente të mëdha.

Ndajeni me miqte tuaj: