Kriza e emigrimit: Përgjigja humanitare në Europë, shifra dhe fakte

Situata

Që nga fillimi i vitit 2015, më shumë se 549,000 persona janë zhvendosur në Europë. Pikat kryesore të hyrjes janë Greqia dhe Italia, dhe në një numër më të ulët Qipro, Malta dhe Spanja. Afërsisht 3000 persona kanë gjetur vdekjen apo kanë humbur në det. Vendet kryesore të origjinës janë Siria, Afganistani, Eritrea dhe Iraku.

Pjesa më e madhe e njerëzve mbërrijnë me anije nga Turqia në Greqi. Prej këtej, ata udhëtojnë me tren, autobus, dhe në këmbë nëpërmjet Greqisë, ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Hungarisë për në Austri dhe në Gjermani. Shumë prej tyre qëndrojnë ndërmjet 12dhe 48 orë në çdo njërin prej shteteve. Gjermania është vendi kryesorë i destinacionit të tyre, ndërkohë që ka prej tyre, që kërkojnë të vendosen në Belgjikë, Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Finlandë.

Njerëzit nevojtarë në lëvizje kanë nevojë për strehim, ushqim dhe ujë, ashtu si dhe për ndihmë të parë apo përkujdesje mjekësore. Afrimi I dimrit është një problem i madh për ta.

 

Shifra dhe fakte

Kanë mbërritur në 2015:

Gjithsej: 549 000 persona

Greqi: 416 000 persona kanë mbërritur me det;

Itali: 131 000 persona kanë mbërritur me det; një numër i vogël personash kanë marrë këtë udhëtim për arsye të përkeqësimit të gjendjes në Libi.

Të tjerë: një numër i vogël kanë mbërritur në Qipro, Maltë dhe Spanjë.

Kanë udhëtuar transit në :

  • Maqedoni: 113 500 persona;
  • Serbi: 149 000 persona;
  • Kroaci: 116 000 persona;
  • Hungari: 300 000 persona;
  • Slloveni:     3 300 persona të regjistruar nga autoritetet nga 18-22 shtator;
  • Austri: 160 000 persona deri më 5 shtator.

Destinacioni:

  • Gjermani: 520 000 persona;
  • Finlandë   14 900 persona
  • Të tjera: një numër në rritje azil kërkuesish janë raportuar gjithashtu në Belgjikë, Suedi dhe Norvegji, e po kështu dhe në Austri.

Në Turqi: Aktualisht në Turqi jetojnë 2 500 000 emigrantë. Turqi ka mirëpritur më shumë emigrant se çdo vend tjetër në botë.

Përgjigja e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe kanë vepruar në ndihmë të emigrantëve në 24 vende të Europës, duke ju përgjigjur nevojave të menjëhershme dhe atyre afatgjata. Apele emergjence janë realizuar në ndihmë të shoqatave simotra në Itali, greqi, Maqedoni, Hungari dhe Turqi. Ndërkohë që janë akorduar ndihma nga Fondi për emergjencën e Federatës ndërkombëtare për shoqatat si motra në Greqi, Maqedoni, Hungari, Serbi, Kroaci dhe Slloveni.

 

Ndajeni me miqte tuaj: