Kremtohet 4 Tetori, Dita e Themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar

Dje, ishte 4 tetori, Dita e Themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar. Kryqi i Kuq Shqiptar, është shoqata më e vjetër humanitare në vend, që dhe pas 97 vitesh vazhdon me të njëjtin ritëm të përmbushë misionin e tij humanitar në ndihmë të njerëzve më në nevojë.
Në të gjitha degët e KKSH u zhvilluan veprimtari të ndryshme. Kështu Dega e KK Tiranë kishte zgjedhur ta kremton këtë ditë, me nxënësit dhe vullnetarët e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Qemal Stafa”, të cilët janë shembull të përfshirjes në veprimtari humanitare të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Ndërsa Dega e KK Vlorë kishte zgjedhur të zhvillonte një orë të hapur me nxënës dhe vullnetarë të degës si dhe të ndihmojë një familje në nevojë.
Dega e KK Durrës realizoi seanca informuese me të rinjtë në disa gjimnaze të qytetit duke prezantuar kontributin e të rinjëve vullnetarë në veprimtari të ndryshme organizuara sipas programeve.
Dega e KK Kuçovë kishte zgjedhur të zhvillonte biseda të hapura me të rinjtë si dhe një ceremoni në respekt të mbështetësve dhe donatorëve të veprimtarive të realizuara nga dega.
Në të gjitha takimet e realizuara me të rinjtë, ndjehej se interesi dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit më në nevojë, rritet çdo ditë mes te rinjve vullnetare!Kremtohet 4 Tetori, Dita e Themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar

Në të gjitha takimet e realizuara me të rinjtë, ndjehej se interesi dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit më në nevojë, rritet çdo ditë mes te rinjve vullnetare!

Ndajeni me miqte tuaj: