Kontributi i Kryqit të Kuq në përmbytjet e muajit nëntor dhe dimrin e ashpër të fund vitit 2016

 
– Raport përfundimtar i Apelit të Ndihmës të FNKK&GjK për Kryqin e Kuq Shqiptar për përmbytjet e muajit nëntor 2016 dhe dimrit të ashpër të këtij viti.- Pjesë nga raporti –
 
Kryqi i Kuq Shqiptar mobilizoi menjëherë 400 vullnetarë të trajnuar në 24 degë të prekura nga përmbytjet për të ndihmuar në kryerjen e vlerësimit të situatës dhe të nevojave, si dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme për personat e prekur.
 
Mbi bazën e vlerësimit të situatës, Kryqi i Kuq Shqiptar përcaktoi si prioritete për rajonet e prekura nga përmbytjet: 1) shpërndarjen e ndihmave ushqimore; 2) shpërndarjen e kiteve higjienike; ndërgjegjësimin e njerëzve për përmbytjen, higjienën e mjedisit, atë vetjake dhe ujit.
 
Kryqi i Kuq Shqiptar menjëherë filloi shpërndarjen e ushqimit dhe artikujve jo ushqimorë, nga stoku i vetë shoqatës për raste fatkeqësish duke ndihmuar 300 familjet më të prekura.
 
Ndërkohë Kryqi i Kuq Shqiptar lëshoi një apel ndihme të cilës ju përgjigjën menjëherë :
– Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq nëpërmjet fondeve të DREF (Fondet e Federatës ndërkombëtare për raste emergjencash). Falë kësaj mbështetje u ndihmuan 1,400 familje (rreth 7,000 persona) të prekur nga përmbytjet e muajit nëntor:
– Kryqi i Kuq Gjerman falë ndihmës së dhënë, u ndihmuan 350 familje me ushqime dhe batanije;
– Kompania TAP me fondet e të cilës u ndihmuan 1,650 familje (rreth 8,250 persona) të prekur nga dimri i egër i fund vitit;
– Nga fondet e pashpenzura të dhëna për përmbytjen dhe të përdorura për të prekurit nga dimri i egër u ndihmuan 160 familje të tjera (rreth 800 persona).
 
Në këtë operacion ndihme Kryqi i Kuq Shqiptar ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kombëtare dhe vendore. Sekretarët e degëve të KK kanë qenë pjesë e mbledhjeve të Komisioneve të Menaxhimit të Emergjencave.
 
Raportin e detajuar ju mund ta gjeni në linkun këtu më poshtë:
 
http://adore.ifrc.org/Download.aspx?FileId=163908.
Ndajeni me miqte tuaj: