Është një kënaqësi e veçantë kur shikon se fushatat në ndihmë të njerëzve në nevojë thyejnë kufijtë e përcaktuar, për shkak të fluksit të madh të shkollave dhe të institucioneve që kërkojnë të bëhen pjesë e saj. Kështu po ndodh me fushatën e këtij vitit, ku megjithëse jemi në javën e parë të muajit nëntor, janë të shumta institucionet që po japin kontributin e tyre në ndihmë të fëmijëve jetimë në komunitet dhe familjet në nevojë. Kështu, janë bërë pjesë e fushatës:
– Shkolla “Vasil Shanto”;
– Shkolla “Mihal Grameno”,
– Shkolla “Dora D’Istria”
– Shkolla “Edith Durham”.
– Shkollës “Naim Frashëri”;
– Shkollës “28 Nëntori”;
– Shkollës “Lidhja e Prizrenit”;
– Shkollës “Qazim Turdiu”.
Pjesë e kësaj fushate u bënë dhe të gjitha agjencitë në varësi të Ministrisë së Informacionit dhe Administratës Publike.
Pjesë e fushatës së 17 tetorit u bë dhe Ministria e Mbrojtjes me kontribute në ushqime, veshmbathje dhe të holla nga efektivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të institucioneve në varësi:
– Batalioni i mbështetjes së SHPFA;
– Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura;
– Komanda e Forcave Tokësore;
– Komanda e Forcave Ajrore;
– Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes;
– Drejtoria e përgjithshme e planifikimit strategjik të mbrojtjes.
Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon përzemërsisht të gjithë nxënësit kontribuues në këtë fushatë, drejtoritë e shkollave që mbështetën këtë iniciativë si dhe kolektivat e agjencive në varësi të Ministrisë së Informacionit dhe Administratës Publike.