Konkursin VII Kombëtar “Rinia dhe Kryqi i Kuq”.

Konkursin VII Kombëtar “Rinia dhe Kryqi i Kuq”.

Ka nisur rrugëtimin e tij Konkursi II Kombëtar për Vlerat Humanitare “Rinia dhe Kryqi i Kuq”. Këtë vit, kjo veprimtari organizohet në kuadër të 100-vjetorit të shoqatës.

Kjo veprimtari synon përhapjeb e vlerave humanitare te të rinjtë dhe nëpërmjet tyre te bashkëmoshatarët e tyre në tri drejtimet: të rinjtë si vullnetarë; të rinjtë si lider; të rinjtë si përfitues. Konkursi zhvillohet në tri faza:
– Faza e parë, e zhvilluar përkatësisht në datat 9-10 tetor. Janë realizuar dy takime me pjesëmarrjen e 17 ekipeve.
– Faza e dytë është takimi gjysëmfinal. Në këtë fazë që do të zhvillohet më 16-17 Tetor 2021, do të marrin pjesë 8 skuadrat fituese të fazës së parë.
– Faza e tretë zhvillimi i Takimit Final të Konkursit

Takimi i parë i Konkursit VII Kombëtar për vlerat humanitare “Rinia dhe Kryqi i Kuq” u zhvillua më 9 dhe 10 tetor në Destil Creative Hub Tirana me pjesëmarrjen e 17 ekipeve nga 17 degë të Kryqit të Kuq
Juria e takimeve të Konkursit VII Kombëtar pasi dëgjoji përgjigjet e ekipeve pjesëmarrëse përcaktoi si fitues me të drejtën për të kaluar në fazën e dytë të konkurimit degët e kryqit të Kuq Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Pogradec, Lushnjë, Dibër, Shkodër.

Urime ekipeve fitues.

Ndajeni me miqte tuaj: