KONKURSI VIZATIMOR “FËMIJËT DHE KRYQI I KUQ” – EDICIONI I XIX I TIJ

Me rastin e 50 vjetorit të miratimit të tyre, në vëmendjen e konkursit të këtij viti, janë vendosur 7 Parimet themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

KKSH organizon Konkursin Kombëtar të Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” për të 19 –të vit rradhazi, në kuadër të Fushatës Kombëtare për përhapjen e vlerave humanitare të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe te fëmijët e shkollave 9 vjecare, si vullnetarë të së ardhmes të Kryqit të Kuq. Është kjo një fushatë e gjerë sensibilizimi që ka filluar që në muajin shkurt, në të cilën janë përfshirë të gjitha degët e Kryqit të Kuq Shqiptar, në të cilën në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore janë organizuar 158 seanca sensibilizimi, me angazhimin e 133 vullnetarëve, dhe janë përfshirë 4436 nxënësve me punimet e tyre.

Angazhimi i të rinjve vullnetarë në fushatë pati impakt tek nxënsit e shkollave pasi sensibilizimi u krye në formën e një bashkëbisedimi ku një pjesë e nxënësve ishin të informuar mbi Kryqin e Kuq. Takime i të rinjëve vullnetarë dhe nxënësve të shkollave u shoqërua me shpërndarje të një materiali të bollshëm informativë dhe sensibilizues për të gjitha veprimtaritë që Kryqi i Kuq organizon. Vetëm pas këtij sensibilizimi dhe informimi, nxënësit u ftuan të marrin pjesë në konkursin e vizatimit që KKSH organizon për të shprehur nëpërmjet ngjyrave cfarë ata ndjejnë për atë që kanë dëgjuar dhe parë në kohë.

Hapja e ekspozitave në degë ka filluar në mesin e muajit mars bazuar në një planifikimi paraprak. Deri në mes të muajit prill janë hapur ekspozita vizatimore në 22 degë, dhe janë ekspozuar 2069 punime të larmishme të fokusuara në paraqitjet e veprimtarive humanitare që KKSH organizon në ndihmë të njerëzve në nevojë, etj të shprehura këto në teknika të ndryshme si vizatime me ngjyra, pikture me borja vaji, bojra uji, pastel, etj

Punimet fituese të këtyre ekspozitave që do të vazhdojnë të hapen deri më 20 prill sipas planifikimit do të përbëjnë dhe Ekspozitën Kombëtare Vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, që së bashku me Finalen e Konkursit Kombëtar të Ndihmës së Parë përbëjnë dhe ceremoninë e kremtimit të 8 majit – Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

 

Ndajeni me miqte tuaj: