Programi Rinisë dhe Edukimit Humanitar zhvilloi trajnimin me mësuesit e artit pamor nga 38 degët e Kryqit të Kuq Shqiptar. Pikërisht me këtë takim nis dhe faza përgatitore e Konkursit Kombëtar të Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”, një veprimtari kjo tashmë tradicionale e shoqatës. Janë pikërisht këta mësues, vullnetarët e parë dhe më të rëndësishëm që i japin kësaj veprimtarie dy cilësi mjaft të vyera: masivizimin dh cilësinë e tij.
Konkursi i vizatimit synon angazhimin sa më të madh të fëmijëve të shkollave 8 vjeçare në njohjen dhe informimin e tyre mbi Kryqin e Kuq dhe veprimtarive të tij në nivel botëror dhe atë kombëtar, me synim angazhimin e tyre në një të ardhme të afërt si anëtar dhe vullnetar të tij.