Komuniteti Mysliman i Shqipërisë çeli sot fushatën e dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Në bashkëpunim me Aleancën për Dhurim Gjaku, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Bankën e Gjakut u organizua sot në seline Qendrore të Komunitetit Mysliman Shqiptar seanca e dhurimit të gjakut. Besimtarë të shumtë dhe qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Në këtë seancë ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, dhe Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, i cili u shpreh mirënjohës ndaj mbështetjes së kauzave të tilla, si dhe inkurajoi besimtarët të kontribuojnë, jo vetëm si një formë vullnetarizmi qytetar, por edhe si një porosi dhe traditë e Profetit tonë të dashur, Muhamedit (a.s).

Ndërsa Presidenti Meta, falënderoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për mbështetjen e kësaj kauze dhe të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët me vullnetarizëm u solidarizuan sot me dhurimin e gjakut të tyre për fëmijët talasemikë.

Ndajeni me miqte tuaj: