Tunizi/Gjenevë, 17 Shtator 2015. Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe shpall sot një fushatë globale, në të cilën i bën thirrje të gjithë individëve, komuniteteve, autoriteteve vendimmarrësve, drejtuesve dhe komentuesve të institucioneve sociale të të gjitha niveleve, për të mbështetur të gjithë njerëzit në nevojë, në lëvizje në udhëtim.
Fushat – “Të mbrojmë njerëzoren, ndal indiferencës” – synon të bëj të veten solidaritetin dhe simpatinë për njerëz në nevojë në vendet e tyre të origjinës, në pikat e transitit apo të destinacionit, dhe të bëj thirrje për mbrojtjen e tyre.
FNKK fton mbështetësit e saj të vizitojnë www.ifrc.org/protecthumanity dhe të vendosin nënshkrimet e tyre në një peticion online, që bën thirrje për një trajtim njerëzor të njerëzve në nevojë në lëvizje. Mbështetësit mund të ndajnë mendimet e tyre për këtë çështje duke përdorur faqen #ProtectHumanity.
Peticioni do tu paraqitet pjesëmarrësve të Konferencës së 32 Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në Gjenevë në Dhjetor të këtij viti.
“Të gjithë ne nuk jemi ndjerë mirë nga pamjet shqetësuese në mbarë Evropën, që na kujtojnë rreziqet dhe sfidat e shumta me të cilat emigrantët përballen përgjatë udhëtimit të tyre” thotë Elhadj As Sy, Sekretari i Përgjithshëm i FNKK. “Por ne kemi parë gjithashtu, demonstrimin e humanizmit nga individë dhe komunitete lokale.
“Le të bëjmë që këto pamje, të jenë një nxitje për të ndërmarr veprime dhe për t’ju bashkuar fushatës sonë. Na ndihmoni të riafirmojmë se çdo individ, pavarësisht statusit të tij legal, ka të drejtë për të qenë i sigurt dhe për një trajtim me dinjitet.”
Fushata nis sot në Tunizi, në takimin e partneritetit të FNKK për emigracionin, ku pjesëmarrës nga mbarë Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, si dhe përfaqësues të qeverive nga vendet e prekura, nga Kombet e Bashkuara dhe nga organizatat jo qeveritare do të fokusohen në forcimin e një përgjigje humanitare për krizën aktuale, si dhe në përmirësimin e mbështetje për njerëzit e prekur përgjatë udhëtimit të tyre.
Në javët e fundit, vullnetarë dhe staf i Kryqit të Kuq në Itali, Greqi, Serbi, Ish republika Jugosllave e Maqedonisë, Hungaria, Austria dhe Gjermania, i kanë qëndruar besnikë misionit të tyre humanitar dhe kanë ofruar mbështetje për dhjetëra mijëra emigrantë në nevojë, duke i trajtuar ata me dinjitet për gjatë gjithë kohës.
“Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe janë të pranishëm në çdo vend,” thotë Z. Sy. “Ne jemi në kalatat e porteve duke ndihmuar ata si në det ashtu dhe në tokë, ne jemi në stacionet e trenit dhe në pikat kufitare në mbarë Evropën, ne jemi dhe buzë rrugëve duke shpërndarë ushqime, ujë dhe mbrojtjen për të gjithë nevojtarët.”
Situata
Më shumë se 300 000 njerëz kanë mbërritur këtë vit, në Evropë nga deti, ndërkohë që vlerësohet se 2 500 është numri i të mbyturve. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 milion njerëz janë zhvendosur me forcë gjatë vitit 2015, dhe dhjetëra milion të tjerë kanë lënë shtëpitë e tyre në kërkim të një mundësie ekonomike për vete dhe për familjet e tyre, dhe në kërkim të dinjitetit dhe paqes.
Për më shumë informacion, dhe për organizmin e intervistave, lutemi kontaktoni:
Në Gjenevë:
Benoit Carpentier, përgjegjës i ekipit për komunikimin me publikun, FNKK
Cel: +41 79 213 24 13, Email: benoit.carpentier@ifrc.org
Në Tunizi:
Corinne Ambler, Koordinatore për komunikimin për emigracionin, FNKK
Cel: +41 78712 88 24, Email: corinne.ambler@ifrc.org
Mbi Federatën ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe
Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) është rrjeti më i gjerë humanitar bazuar në vullnetarizmin në botë. Së bashku me 189 shoqatat anëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ne ndihmojmë 97.1 milion njerëz çdo
vit, nëpërmjet shërbimeve afatgjata dhe programeve të zhvillimi si dhe 85 milion njerëz nëpërmjet programeve të përgjigjes dhe të rimëkëmbjes në raste katastrofash. Ne veprojmë përpara, gjatë dhe pas katastrofave apo emergjencave shëndetësore për të qenë pranë më nevojtarëve dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në nevojë. Ne veprojmë kështu në mënyrë të paanshme përkundrejt kombësisë, racës, gjinisë, besimit fetar, klasës dhe mendimit politik, për më shumë informacion Facebook, Twitter, YouTube and Flickr.