Komunikatë shtypi e Kryqit të Kuq

2 Dhjetor 2019

 

E ardhme e pasigurtë për mijëra të prekur nga tërmeti në Shqipëri

 

Tiranë/Budapest/Gjenevë, 2 Dhjetor 2019 – Të paktën 4000 persona kanë mbetur pa strehë në më pak se një javë pas tërmetit shkatërrues me një magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë. sipas Kryqit të Kuq Shqiptar, tërmeti që goditi vendin më 26 nëntor ka shkaktuar vdekjen e 51 personave si dhe ka prekur 100 000 të tjerë.

Më shumë se 350 vullnetarë dhe të punësuar të Kryqit të Kuq janë angazhuar në organizimin e përgjigjes humanitare, në të cilën përfshihen dhe përpjekjet për kërkim shpëtim që janë mbyllur dje më datë 1 dhjetor. Vullnetarët janë angazhuar në dhënien e ndihmës së parë, mbështetje psikologjike, furnizimin me ushqim e ujë si dhe me dhe batanije e kite higjienike.

Megjithëkëtë, është e qartë se gjendja e krijuar kërkon më shumë mbështetje. Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) ka lëshuar një apel ndihme për një shumë prej 3 milion franga me qëllim zgjerimin e ndihmës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Artur Katuçi, thotë se: “Ne falënderojmë përzemërsisht çdo ndihmë që është dhënë nga familja e madhe e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ky apel ndihme do të na mundësojë ndihmën tonë të drejtpërdrejtë për 10 000 persona ndër më nevojtarët, dhe për rreth 50 000 të tjerë nëpërmjet veprimtarive bazike në komunitet për një periudhë 12 mujore.”

Goditje pas tërmetit vazhdojnë të godasin rajonin dhe shumë njerës janë të detyruar të qëndrojnë në qendra dhe kampe pritëse.

“Ne jemi të shqetësuar si për pasojat psikologjike ashtu dhe ato fizike të kësaj katastrofe te të gjithë të prekurit nga tërmeti. Goditjet pas tërmetit vazhdojnë që të kenë efektin e tyre te njerëzit, dhe pikërisht për këtë arsye mbështetja psikologjike është shumë rëndësishme“ thota Artur Katuçi. “Vullnetarët tanë janë duke e bërë këtë që nga fillimi i këtij tërmeti për të gjithë të mbijetuarit.”

Si zona e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë qenë prekur nga tërmeti i muajit shtator me fuqi 5.6 ballë që goditi këto zona, dhe shkaktoi 100 të plagosur si dhe shkatërroi 500 shtëpi. Z. Katuçi thotë që personat e prekur do të kenë nevojë për mbështetje të vazhdueshme për ca kohë çfarë do t’i ndihmojë atë që të rindërtojnë shtëpitë, dhe të sjellin jetësën në normalitetjetesën.

Zyra Rajonale e FNKK&GJK për Evropën ka dërguar pesë pjesëtar të stafit të saj për të ndihmuar Kryqin e Kuq Shqiptar në operacionin e ndihmës për të prekurit nga tërmetit.

Deri ditën e sotme, Kryqi i Kuq ka mbështetur më shumë se 8,000 persona në nevojë të prekur nga kjo katastrofë.

Për më shumë informacion:

Në Tiranë:
Mr. Zamir Muca, Koordinator për marrëdhëniet me publikun, zmuca@kksh.org.al,+355 694 092 740
Corinne Ambler, corinne.ambler@ifrc.org +36 704 306 506

Në Gjenevë:
Laura Ngo-Fontaine, laura.ngofontaine@ifrc.org +41 795 704 418

FNKK&GjK është rrjeti më i gjerë humanitar në botë, në të cilin bëjnë pjesë mbi 190 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

Kryqi i Kuq Shqiptar është shoqata më e vjetër dhe më e madhe humanitare në vend.

www.ifrc.org Facebook Twitter YouTube

www.kksh.org.alFacebook –

 

Ndajeni me miqte tuaj: