Kryqi i Kuq Shqiptar në përmbushje të misionit të tij humanitar, po e ndjek nga afër situatën katastrofike të krijuar prej reshjeve të ditëve të fundit dhe është vënë në gjendje të lartë gatishmërie duke mobilizuar të gjitha strukturat e veta profesionale dhe vullnetare. Megjithëse përparësi në këto momente ka evakuimi i banorëve të rrezikuar nga uji dhe strehimi i tyre në vende të sigurta, ai ka organizuar menjëherë shpërndarjet e para të ndihmave humanitare.
Dje me datë 3 dhjetor 2010, Kryqi i Kuq Shqiptar iu drejtua për ndihmë partnerëve të tij brenda Lëvizjes ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka ardhur konfirmimi i parë për mbështetjen e njerëzve të dëmtuar nga kjo katastrofë dhe po koordinohet për mënyrën e realizimit të operacionit.
Ditën e djeshme gjithashtu, Kryqi i Kuq Shqiptar i lëshoi një apel publik për ndihmë të gjithë popullit shqiptar, institucioneve të ndryshme, kompanive të biznesit dhe qytetarëve të thjeshtë që ta mbështesin në realizimin e ndërhyrjes humanitare dhe të bashkohen në këtë mënyrë, me solidaritetin ndërkombëtar.
Pas shpërndarjes së parë për 110 familje në fshatin Obot që gjendeshin të izoluar që prej 5 ditësh nga situata e rënduar hidrike, Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur sot në drejtim të Shkodrës dy kamionë me 500 batanije dhe 400 kite higjienike për t’i vënë në dispozicion të banorëve të evakuuar. Nga ana e vet dega e Kryqit të Kuq të Shkodrës ka filluar sot të shpërndajë ushqime të thata (bukë, djathë, sallam, domate, ujë, etj), për një kontingjent prej rreth 360 romësh, të cilët janë strehuar në Repartin ushtarak në Rrenc. Kjo ndihmë do të vazhdojë për disa ditë.
Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni :
Artur Katuçi, Koordinator i Komunikimit në KKSH Tel. + 355 68/69 20 24 030
Fatos Xhenngon, Koordinator i programit për raste katastrofash në KKSH, Tel. + 355 68/69 20 29 142
Kryqi i Kuq Shqiptar është organizata më e madhe humanitare në Shqipëri që vepron si ndihmëse e qeverisë në përgjigje të fatkeqësive dhe krizave natyrore, sociale dhe shëndetësore. Ai është krijuar në vitin 1921 dhe është anëtar i Federatës Ndërkombëtare që prej vitit 1923. Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, së bashku me Federatën Ndërkombëtar e, përbëjnë Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Ndihmesa qytetare është e mirëpritur në të gjitha degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në mbarë vendin dhe mund të konsistojë në ushqime (miell, ujë, oriz, makarona, fasule, vaj, sheqer), batanije, dyshekë dhe mbulesa. Për kontributet në të holla numrat e llogarisë janë si më poshtë:
Raiffeisen Bank
LEK: 0100000135 IBAN-AL33202110130000000100000135
EURO: 8020000135 IBAN-AL84202110130000008020000135
USD: 8030000135 IBAN-AL69202110130000008030000135
CHF: 8010000135 IBAN-AL02202110130000008010000135
SWIFT Code- SGSBALTX
Kryqi i Kuq Shqiptar
Banka Credins
LEK: 105090
EURO: 0000113576
USD: 178640 IBAN-AL19212110160000000000178640
SWIFT – CDISALTRXXX
Kryqi i Kuq Shqiptar
Banka Kombëtare Tregtare
LEK: 401039843
EURO: 401039843
LEK: 110005085
USD: 111005085
EURO: 111005085
SWIFT code: NCBAALTX