Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) bën thirrje për heqjen e menjëhershme të të gjitha rrethimeve nga luftimet në të gjithë Sirinë

Komunikatë Shtypi

Gjenevë më 13 janar 2016

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) bë thirrje”të gjitha rrethimet në mbarë Sirinë duhen hequr me urgjencë, edhe pse pengojnë plotësimin e nevojave humanitare”. Ky apel vjen, pas lejimit në fillim të kësaj jave të hyrjes në tri qytete të vendit, që kanë qenë të rrethuar prej disa muaj. Banorët në të trija zonat tregojnë se kanë qenë të detyruar të jetojnë në kushte mëse të mjerueshme. Karvanët e përbashkëta të KNKK, Gjysmëhënës së Kuqe arabe siriane dhe Kombeve të Bashkuara shpërndanë ushqime, materiale mjekësore dhe batanije për dhjetëra mijëra njerëz në Madaya, Kefraya dhe Foua.

Zyrtarja më i lartë i KNKK në Siri, Marianne Gasser thotë se, “duhen ndërmarrë aksione për të ndihmuar më shumë se 400 000 sirianë që aktualisht jetojnë në zonat e rrethuara nga luftimet në të gjithë vendin”.

“Skenat që pamë me sytë tanë në Madaya vërtetë që të copëtonjnë zemrën. Njerëzit janë të dëshpëruar. Ushqimi është tmerrësisht shumë i pakët. Por ata që vuajnë më shumë, sidomos nga mosushqyerja janë të moshuarit, gratë dhe fëmijët. Kushtet janë nga më të këqijat që unë kam qenë dëshmitare në pesë vitet e mija në vend. Kjo nuk mund të vazhdohet më kështu”, tha zonja Gasser.

Në të njëjtën kohë, të njëjtat ndihma jetike u shpërndanë dhe në Foua dhe Kefraya, dy qytete në Veri të vendit që kanë qenë dhe ata nën rrethim për disa muaj dhe ku njerëzit vuajnë të njëjtat kushte të tmerrshme. Shumë njerëz kanë nevoja urgjente për trajtim mjekësor. Mungesa e ushqimit e bën akoma më të keqe situatën.

“Rrethimet e të gjitha qyteteve dhe fshatrave në mbarë Sirinë duhet të hiqen, menjëherë dhe në të njëjtën kohë. Dhe ndërkohë që presim që rrethimet të hiqen, lejimi i karvanëve me ndihma humanitare duhet të jetë i pakushtëzuar, i shpejtë dhe i rregullt në kohë  në të gjitha këto fusha në mënyrë që jeta të mund të vazhdojë”, tha Drejtori rajonal i KNKK-së për Lindja e Mesme dhe atë të Afërt, Robert Mardini .

KNKK ka 350 punonjës në zona të ndryshme të Sirisë. Ata ndihmojnë në shpërndarjen e ushqimeve, të ujit, të materialeve mjekësore, materialeve për strehim dhe materialeve të tjerë të domosdoshme. Ky operacion ndihme është më i madh i zhvilluar në botës sot.

Ndajeni me miqte tuaj: