Në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga COVID-19, dhe kur nevojat për gjak janë më të mëdha, kolektivi i punonjësve të Bashkisë Rrëshen i është bashkuar thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Dhurimi vullnetar i gjaku është mënyra më e mirë për të masur gjak të mjaftueshëm dhe të sigurtë për më nevojtarët. Shpresojmë shumë, se shembullin e kolektivit të kësaj bashkie do të ndiqet dhe nga institucione të tjera shtetërore e private.
Faleminderit Degës së Kryqit të Kuq Mirditë dhe vullnetarëve të saj që bënë të mundur realizimin e kësaj seance dhe në emër të fëmijëve talasemikë!