Kampi i rinisë ATLANTIS 2015, Guimaresh, Portugali

 

Për më shumë se një javë të rinjtë vullnetarë nga shoqatat e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe të rajonit të Mesdheut,  u mblodhën së bashku në Guimaresh, Portugali në edicionin e 11 të kampit të rinisë ATLANTIS, që këtë vit kishte si tematikë qendrore “Rinia vullnetare : sfidat dhe mundësitë për ndryshim”.  Pjesëmarrës në këtë kamp,  janë më shumë se 80 drejtues rinie, të përzgjedhur në mesin e atyre që janë të përfshirë në mënyrë aktive në programet e zhvillimit në Evropën Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

ATLANTIS  1 25.08Organizuar nga Qendra për Bashkëpunim në Mesdhe, Kryqi  i Kuq spanjoll dhe Kryqi i Kuq portugeze, kampi solli së bashku të rinj nga 26 vende, të cilët shkëmbyen kulturat e ndryshme nga vinin. Për arsye të përvojës lehtësuesve në trajnimin ndërkombëtar të të rinjve, metodologjia e Atlantis XI u fokusua në ndërveprimin dhe pjesëmarrjen aktive, me realizimin e skenarëve, ushtrimeve, situatave të jetës reale, diskutimeve, ndarjes së përvojës personale dhe në menaxhimin vullnetar.

Kampi u përqendrua në mundësitë që ofrojnë të rinjtë vullnetarë veçanërisht në kohë krize, në drejtim të aftësive të fituara në veprimtaritë  vullnetare dhe ndikimi pozitiv që krijohet në komunitete.

Shumë se një javë, të rinjtë pjesëmarrës diskutuan dhe shkëmbyen përvojën nga shoqatat që përfaqësonin në tematika të ndryshme si “Rinia dhe sipërmarrja sociale”, “Planifikimin strategjik”, “Menaxhimi i vullnetarëve dhe i të rinjve”, “Qëndrueshmëria vullnetar dhe menaxhimi i burimeve “,”Të rinjtë, si agjentë të ndryshimit “,” Aftësitë e lidërshipit” dhe “të rinjtë, si mundësi  për të promovuar paqen. ”

ATLANTIS  2 25.08Në edicionin e këtij viti, morën pjesë dhe dy përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Tiranë Edvina Murati dhe Andi Mujollari. Përvoja e fituar në këtë ngjarje të rëndësishme për të rinjtë vullnetarë të rajonit, dhe ndarja e saj me të rinjtë e shoqatës, do të ndikojë në përmirësimin e punës me të vullnetarët, dhe në mënyrë të veçantë me të rinjtë që janë një forcë tashmë e konsoliduar në veprimtaritë humanitare të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ndajeni me miqte tuaj: