Kamerun/ Republika e Afrikës Qendrore: Nëna dhe Vajza bashkohen pas një viti plot ankth ndarje

Pas një ndarje të gjatë, Pilera, një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Republika e Afrikës Qendrore, ka mundur të takohet me nënën e saj në Kamerun, falë përpjekjeve të KNKK dhe të Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kamerunit. Për fat të keq nuk ka asgjë të re në situatën në të cilën ndodhet vetë Pilera. Shuma familje janë detyruar të ndahen si rezultat i luftimeve në Republikën e Afrikës Qendrore dhe një numër i madh fëmijësh janë gjendur të vetëm dhe larg shtëpive të tyre.

Pilera ishte me pushime në shtëpinë e tezes së saj kur Bangui u sulmua në 5 dhjetor 2013. Familja e saj u largua. Pas një ecje të gjatë nëpër pyje, ata mbërritën në qytetin e Likouala, në vendin fqinjë, republikën e Kongos, ku dhe u strehuan në kampin e refugjatëve në Betou, i cili administrohet nga Kryqi i Kuq Kongolez me mbështetjen e KNKK. Aty ato kontaktuan me vullnetarët e Kryqit të Kuq të cilët nisën të kërkonin të viheshin në kontakt me Pilerën.

Rrethanat lejuan ekipet e shoqatës vendase dhe KNKK, të bënin gjithçka që mundnin për të vendosur dhe ruajtur kontaktet ndërmjet anëtarëve të familjeve, që ishin ndarë të detyruar nga konfliktet e armatosura dhe, nëse ishte e mundur të bashkonin fëmijët me të afërmit e tyre.

Në Kamerunin Lindor, janë bërë përpjekje që të vendoseshin kontakte ndërmjet familjeve të Afrikës Qendrore në kampet e refugjatëve në Lolo, Mblie, Timangalo dhe Gado. KNKK ka trajnuar një numër vullnetarësh nga Shoqata e Kryqit të Kuq të Kamerunit për të konsultuar personat që nuk kanë asnjë lajm nga të afërmit e tyre, në regjistrimin dhe vazhdimin e procedurave për kërkimin e anëtarëve të familjes që janë ndarë dhe në monitorimin e rasteve të fëmijëve të pashoqëruar.

KNKK dhe vullnetarët që punonin në katër kampet e refugjatëve në Kamerunin Lindore, shumë shpejt arritën të bien në gjurmë të mamasë së Pileras, që ishte në kampin e refugjatëve në Gado në Garoua –Boulai. Mamaja dhe vajza vendosën kontaktet dhe shkëmbyen informacion me foto dhe me mesazhet e Kryqit të Kuq. Kjo ndihmoi në qetësimin e ankthit që i kishte pushtuar gjatë dymbëdhjetë muajve.

Sapo morën lejen nga autoritet kongoleze, kameruneze dhe UNHRC, Pilera e paduruar kërkoi të bashkohej me nënën e saj. Dhe KNKK e shoqëroi atë në udhëtimin drejt nënës së saj.

Pilera mbërriti Beroua në Kamerun më 22 dhjetor 2014. Çka ajo mendonte ishte vetëm se të takonte dhe të përqafonte nënën e saj. As mëngjes nuk donte të hante. Në Gado, nëna e saj që ishte informuar një ditë më parë se vajza e saj ishte nisur për ta takuar, që pa gdhirë qëndronte në dyert e zyrës për bashkimin e familjeve. Kur nuk pa asnjë shenjë nga vajza, ajo filloi të dëshpërohej, ndërkohë që vullnetarët mundoheshin ta siguronin që gjithçka ishte e vërtetë.

Kur më në fund ekipi i KNKK mbërriti në Gado, Pilera ishte e pushtuar nga emocionet. Fillimisht nëna e saj refuzoi të dilte dhe ta takonte. Nuk mund ta besonte se vajza e saj ishte aty. U deshën tridhjetë minuta përpara se vullnetarët ta bindnin se vajza e saj ishte aty dhe po e priste. Ajo që ndodhi nuk ka fjalë që ta përshkruaj. Mamaja dhe vajza qanin me ngashërim nga kënaqësia.

Pilera 1

Ndajeni me miqte tuaj: