Kodrat e mbuluara nga gjelbërimi dhe fushat në ngjyrë të verdhë janë mbuluan nga pishat dhe orizi. Peizazhi në rrethinat e Dolakha në verilindje të Katmandu të merr mend nga bukuria nëse syri nuk do të ndalej në ndërtesat e shkatërruara dhe në grumbujt e rrënojave dhe tendat e mbuluara me plastmasë që shkëlqejnë ngado. Epiqendra e tërmetit të fundit ka qenë këtu, në këtë rreth malor, dhe zona duket se është goditur rëndë.
Në vazhdojmë të ecim me makinë për orë e orë të tëra nëpër stepat dhe rrugët e errëta malore, duke bërë kujdes nga dëmtimet si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Diku qëndrojmë se rruga është zënë nga një shkëmb, apo një masë e tërë gurësh që nuk është pastruar akoma. Jemi të detyruar që të lëmë makinat dhe të vazhdojmë në këmbë, dhe shumë shpejt do të shikojmë një tabelë që u uron vizitorëve mirëseardhjen në qytetin e Singatit.
Që në shikimin e parë qyteti i Singatit të lë përshtypjen e një qytetit fantazmë; rrugët e braktisura janë mbuluar nga plehrat dhe mbeturinat. Shkatërrimi i plotë po e paralizon atë. Pjesa më e madhe e shtëpive janë shkatërruar plotësisht, dhe ato të paktat që qëndrojnë në këmbë, janë dëmtuar keqas, dhe rrezikojnë të bien nga minuta në minutë. Dolakha është një nga zonat më të prekura pas tërmetit të dytë të 12 majit.
Në mënyrë periodike, pjesë të shtëpive rrëzohen duke thyer qetësinë. Duke ecur nëpër qytet gjetëm njerëz që janë duke rrëmuar nëpër rrënojat e shtëpive të tyre në mënyrë të dëshpëruar. Aty pranë, ushtarë janë duke punuar me kujdes në një strukturë ndërtesë në kërkim të një trupi.
“Njëri erdhi në shtëpinë e tij pas tërmetit. Kur ndodhi goditja e dytë, shtëpia u rrëzua dhe ai u dogj në mes të rrënojave. Është e rrezikshme edhe të ecësh këtu rrotull.” Na shpjegon një banor.
Chitra Kumari Khatri, 75 vjeç, qëndron e ulur në rrënojat e shtëpisë së saj dhe shikon ushtarët që nxitojnë në radhë. Pas tërmetit të parë, shtëpia e saj u lëkund rëndë, por nuk u rrëzuar. Tërmeti i dytë i 12 majit, e shkatërroi tërësisht shpinë e saj. “Gjithçka e jona është aty” tregon ajo duke bërë me shenjë nga rrënojat.
Chitra jeton e vetme së bashku me burrin Jagat Bahadur Khatri, 75 vjec. Ata nuk kanë fëmijë, as të afërm, por gjithnjë janë mundur të ja dalin për të jetuar, deri tani. “Ne kemi një dyqan të vogël të vogël aty poshtë, që është shkatërruar gjithashtu,” thotë ajo. Ne nuk kemi shtëpi, as para, dhe as një mënyrë për të ribërë jetën tonë. Çfarë mund të bëjmë ne tani?”
Toka fillon të tronditet dhe shpejt dëgjojmë zhurmën e një helikopteri. Tërmeti i dytë ka shkatërruar shumë rrugë që të çonin në distriktin e Dolakha. Rrëshqitja e dherave dhe rënia e gurëve ka dëmtuar rrugët dhe zonat e qendrës dhe ato veriore të Singatit janë të arritshme vetëm nga ajri. Helikopterët janë bërë një gjë e zakonshme.
Fëmijët janë të frikësuar nga helikopterët, sepse zhurma e tyre u kujtojnë atë të tërmeteve,” thotë Radhika Khadka, që punonte si mësuese në një fshat aty pranë. Tanimë ajo nuk e di se kur dhe nëse një ditë ajo do të kthehet në punë. Shkolla e saj është kthyer në një gërmadhë.
“Shumë fëmijë, në këtë zonë, janë në një nevojë dëshpëruese për mbështetje psikologjike. Ata duhet të kthehen në shkolla dhe t’i rikthehen jetës së tyre sa më shpejt që të jetë e mundur,” thotë ajo, “por përpara kësaj, ata kanë nevojë për strehim, ushqim, shërbime sanitare dhe siguri.”
Ranjita Khadka, 13 vjeç i afrohet ekipit tonë për të na treguar se e njeh emblemën. “Ne kemi mësuar në shkollë mbi Kryqin e Kuq” thotë ajo. Shtëpia e Ranjita gjithashtu është rrëzuar pas tërmetit të dytë. Ajo ishte duke u larë në lumin pranë kur ndjeu se uji filloji të vibronte. Ajo nxitoi të dilte në breg dhe të vraponte drejt shtëpisë së saj të cilën e gjeti tërësisht të rrënuar.
Uroj që të kemi para të mjaftueshme që të shkojmë në Katmandu apo në një vend tjetër të sigurt, por duke qenë se nuk kemi asgjë , ne jemi të detyruar që të qëndrojmë dhe të jetojmë përkohësisht në tenda. Çdo ditë jam e frikësuar se do të ketë një tërmet tjetër,” thotë Ranjita.
Ajo është vetëm 13 vjeç, por ka plane të mëdha për të ardhmen, megjithëse duket sikur tani ato janë të pamundura. “Dua të studioj shumë dhe të bëhem një punonjëse sociale e mirë me qëllim që të ndihmojë të tjerët, por pikësëpari dua të ndihmojë veten. Ju lutem tregoji botës që ne jemi këtu dhe kemi nevojë për ndihmë, “ thotë Ranjita.
Tërmeti i dytë e ka përkeqësuar situatën humanitare në Nepal dhe ndihma mbetet të shkojë në shumë zona të prekura. Kryqi i Kuq është duke u përpjekur që të mbërrij në zona të ndryshme të Distriktit të Dolakha ku me mijëra njerëz janë në nevojë për strehim, ujë, shërbim sanitar dhe përkujdesje mjekësore.
Shiko më shumë në : http://www.ifrc.org/en/news-and-media/blogs/please-tell-the-world-we-are-here–reaching-remote-communities-devastated-by-two-earthquakes-68664/#sthash.UNtS6m8T.dpuf