Komunikatë shtypi
03 prill 2018
Jemen: Vdekja e ngadaltë e shoqërisë mund të ndryshojë; përparimi është i mundur
Sana’a / Gjenevë (KNKK) – Duket si vdekja e ngadaltë e shoqërisë: një listë e asaj cfarë mungojnë në Jemen: mungesa e ushqimit, mungesa e sistemit, e sistemit arsimor, e sistemit të ujit dhe të kanalizimieve. Ndërkohë që tjetër listë e asaj që mbretëron në Jemen: sëmundje, kequshqyerja, vdekja e civilëve.
Udhëheqësit e qeverive mblidhen sot në Gjenevë për një konferencë premtuese për Jemenin. Tre vjet pas fillimit të luftës, jeta për banorët është e mjerueshme për shkak të mënyrës së luftimit në konfliktit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka vite që kërkon nga palët ndërluftuese të luftojnë në një mënyrë që të mos ndikojnë në nuk ndikojnë në jetën civile. Dhe kjo nuk ka ndodhur.
“Nevojat dëshpëruese të familjeve janë duke shteruar – e po kështu hde sëmundjet, kequshqyerja dhe vdekjet civile – dhe kjo nëse bazohemi thjesht në kërkesat bazë të të drejtës ndërkombëtare humanitare”, thotë Robert Mardini, drejtori rajonal i KNKK për Lindjen e Afërt dhe të Mesme. “Shoqëria jemenase po i nënshtrohet një vdekjeje të ngadaltë përmes urisë në masë dhe medikamenteve në mbarim. Është e pamundur të gjesh fjalë që të shprehin shkallën e rëndë të situatës”.
Për tre vjet, KNKK ka përsëritur të njëjtin mesazh : Mos i sulmoni civilët. Mos shenjoni spitalet. Mos shenjoni ambulancat. Mos shenjoni punonjësit humanitarë. Lejoni rritjen e importeve tregëtare dhe të mallreve të përdorimit të përditshëm njerëzor në të gjithë vendin. Të njëjtat mesazhe po përsëriten dhe sot. Ato duhen respektuar. Por midis fjalëve që dëgjojmë në përgjigje të këtyre kërkesave dhe realitetit që shohim në terren, ekziston një hendek i thellë.
Mund të bëhet progres. KNKK ka mundur të vizitojë të burgosurit në të dyja anët e konfliktit, falë marrëveshjeve të reja të arritura. Duhet të bëhet më shumë. Ky hap pozitiv i arritur tregon se ata që janë përfshirë mund të gjejnë mënyra për të përmbushur detyrimet e tyre sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.
Gjithashtu, KNKK ka vendosur ekipe të specializuar në mjekësinë kirurgjika në dy spitale në të dy krahët e vijës së luftimit, në Aden dhe në Sa’ada, për të ofruar shërbime jetëshpëtuese për pacientët e plagosur me armë dhe të traumatizuar. Vitin e kaluar, janë trajtuar në total, 139,967 persona në dy qendrat e mbështetura nga KNKK-ja.