Gjeneva, 3 Dhjetor 2019 – Një nga veteranët e veprimtarisë humanitare dhe të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Z. Jagan Chapagain, u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK)
Chapagain u zgjodh dje, në një mbledhje jashtë radhe të Bordit Drejtues të FNKK&GjK. Inxhinier në profesion, ai ka një eksperiencë më shumë se 25 vjeçare të Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Kohët e fundit ai ka shërbyer në një sërë pozicionesh të rëndësishme në FNKK&GjK, përfshirë këtu si Drejtor rajonal për rajonin e Azisë dhe Paqësorit, si Shef i Zyrës së Personelit dhe Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm për Programet dhe Operacionet, një rolë në të cilin ai ka drejtuar ndihmën në terren dhe përpjekjet për zhvillim në mbarë botën.
Duke njoftuar zgjedhjen e Z. Chapagain, Presidenti i FNKK&GjK, Francesco Rocca tha:
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë z. Jagan është Sekretarin ynë i ri i Përgjithshëm. Ai sjell në këtë pozicion njohuri dhe një kuptim të thellë për Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe: ai e ka nisur rrugëtimin e tij në Lëvizjen tonë si vullnetar dhe jam i sigurtë se ai do të sjell eksperiencën e tij si një vlerë të shtuar në këtë pozicion. Ai ka gjithashtu një vizion të qartë për rolin e FNKK&GjK mund të luajë si në Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe në sektorin e gjerë të humanitar.
Emërimi i z. Chapagain vjen në fund të procesit të hapur të përzgjedhjes të drejtuar nga Zyra e Russell Reynolds së bashku me një komitet të brendshëm të ngritur për këtë qëllim. Zoti Chapagain do të nis mandatin e tij katër vjeçar më datë 1 shkurt 2020. Ai do të zëvendësojë Sekretarin e Përgjithshëm aktual Z. Elhadj As Sy.
Bordi Drejtues i FNKK&GjK shpreh vlerësimet më të larta për Z. As Sy, për lidershipin dhe drejtimin e aftë të tij që nga viti 2014.
“Më lejoni që të përfitoj nga rasti që të falënderoj Z. As për angazhimin e tij të madhe dhe dedikimin e pamasë ndaj organizatës tonë dhe ndaj miliona njerëzve të cilëve u shërbejmë. Jam i sigurtë se rruga jonë do të jetë e përbashkët, sepse pasi je pjesë e familjes së Kryqit të Kuq, ti je pjesë e saj përgjithmonë, tha Rocca.
FNKK&GjK është rrjeti më i gjerë humanitar në botë, në të cilin bëjnë pjesë 190 shoqata kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, 13.7 milion vullnetarë dhe 160 000 degë lokalë, që punojnë në komunitetet vendore për të shpëtuar jetë dhe promovuar dinjitetin në mbarë botën.