Irak : KNKK dënon me forcë përdorimin e armëve kimike në Mosul

 

Komunikatë shtypi

03 mars 2017

Bagdad (KNKK) – Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dënon me forcë përdorimin e armëve kimike në kuadër të luftimeve që po zhvillohen në rrethinat e qytetit irakian të Mosulit. Shtatë pacientë janë paraqitur në spitalin e Rozhavas, që ndodhet jo shumë larg Mosulit, ku vazhdojnë luftimet, me simptoma karakteristike, të ekspozimeve të një produkti kimik toksik. Një ekip i KNKK ka shkuar në vend në mbështetje të personelit lokal të spitalit.

“Dy ditët e fundit, në spital janë pranuar pesë fëmijë dhe dy gra që paraqesin simptoma kimike që tregojnë ekspozimin ndaj një produkti kimik që shkakton irritim të lëkurës” deklaroi Robert Mardini, drejtor rajonal i KNKK për Lindjen e Mesme.

“Përdorimi i armëve kimike është rreptësishtë i ndaluar nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Ne jemi thellësisht të shqetësuar, nga cfarë kolegët tanë kanë parë, dhe dënojmë me forcë çdo përdorim të armëve kimike, nga çdo kush dhe kudo” shtoi ai.

Pacientët e pranuar në spitalin e Rozhavas paraqesin fryrje të lëkurës dhe rritim të nivelin e syve dhe të lëkurës, dhe vuanin nga të vjellat dhe teshtima. Ekipet e KNKK, që ndodhen në spitalet e rajonit të Mosulit kanë shkëmbyer me personelin vendas informacion mbi helmimet dhe marrjen nën përgjegjësin  të rasteve që kanë pasur ekspozim ndaj përdorimeve kimike. Për këtë arsye janë shpërndarë dhe kitet mjekësore të posaçme.

Ekipet e KNKK bashkëpunojnë  ngushtë me autoritet mjekësore përkatëse dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’u përgatitur për të marrë nën kujdes dhe raste të tjera të ngjashme.

 

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Ndajeni me miqte tuaj: