Irak – Ekipet e ndihmës së Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut hyjnë për herë të parë në Mosulin

Bagdat –  Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut më mundur më në fund të arrijë për herë të parë te popullsia brenda në Mosul, duke siguruar për ta ndihma emergjente dhe ndihmë të parë për familjet që janë të bllokuar në qytet  dhe që nuk kanë mundësi për furnizime me ushqime dhe shërbime bazë të nevojshme për të jetuar.

Autokolona e Gjysmëhënës së kuqe – e ngarkuar me pako ushqimore, rroba dimri dhe batanije – ka mundur të mbërrij në rajone të Mosulit në rrugë të sigurta rishtas, dhe kjo një muaj pas përfundimit të operacionit ushtarak për të rimarrë qytetin. Kjo është një pjesë e ndihmave të parë destinuar për njerëzit në brendësi të qytetit, që kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa beteja vazhdon, ose që nuk kishin qenë në gjendje për të ndërmarrë një udhëtim të vështirë për të mbërritur në kampet e ngritura posaçërisht, në zonat e mbrojtura nga forcat qeveritare.

Vlerësohet se rreth një milion njerëz kanë mbetur ende në Mosul, ku familjet jetojnë në uri dhe janë të detyruara për të konsumuar ujë të patrajtuar. Në vend mungon infrastruktura themelore, qeverisja dhe shërbimet shëndetësore.

Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut, Dr Yaseen Al-Mamoori, thotë se vullnetarët e Gjysmëhënës së Kuqe janë duke bërë gjithçka që është e mundur për të mbështetur komunitetet e prekura në rrethinat dhe në Mosul. “Me mbështetjen e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të koordinuar me aktorët e tjerë në terren, ne jemi duke siguruar mbështetje emergjente ushqimore, shëndetësore dhe psikologjike”.

Gjatë muajit të kaluar, përpjekjet për ndihmë nga ana e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut, është përqendruar në kampet e vendosura rreth Mosul. Më shumë se 42.000 racione ushqimore të ngrohta janë shpërndarë nga kuzhinat fushore të shoqatës, dhe 8000 pakove ushqimore. Ndërkohë që çdo ditë në kampe shpërndahen batanije, enë kuzhine, konserva ushqimore, rroba të ngrohta për dimër për njerëzit që vijnë nga Mosuli dhe qytetet përreth.

Ekipet shëndetësore të Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut janë duke ofruar ndihmën e parë dhe shërbime bazë shëndetësore në këto kampe; vullnetarë të trajnuar në fushën psiko-sociale janë  duke siguruar një mbështetje shumë të nevojshme emocionale për njerëzit në nevojë.

Mbi 40.000 persona të zhvendosur kanë gjetur strehë në kampet përgatitur dhe drejtuar nga Qeveria, Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe, Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera partnere. Mbi 13.000 persona të zhvendosur janë strehuar nga popullsia vendase ose jetojnë në objekte publike.

Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

Ndajeni me miqte tuaj: