4 TETOR 1921 – THEMELIMI I KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR
DY NGJARJE NXITËN THEMELIMIN E KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR:
- Kriza e refugjatëve të krahinës së Dibrës, (më shumë se 40 000 njerëz u detyruan nga represioni serb për t’u larguar nga vatrat e tyre dhe kërkuar strehë në qytetet e Tiranës, Kavajës, Krujës, Shijakut dhe Elbasanit, 10 000 prej të cilëve vdiqën nga sëmundjet apo nuk u gjetën;
- Tërmeti që preku zonën e Elbasanit (14 viktima, 300 të plagosur, 20 000 të pastrehë dhe të Tepelenës, 42 të vdekur, 102 të plagosur rëndë, dhe qindra të plagosur, 2 500 shtëpi të shkatërruara, 15 000 të pastrehë,




Prof. Rifat Frashëri
Kryetari i parë Kryqit të Kuq Shqiptar,
Ish Drejtor i Institutit Bakteriologjik të Stambollit. Në vitin 1920 erdhi në Shqipëri me ftesë të qeverisë shqiptare dhe emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë.
EUGENE PITTARD
Antropolog zviceran që kishte ardhur në Shqipëri për të realizuar studimet e tija, duke parë situatën në të cilën ndodhej Shqipëria, pas fluksit të refugjatëve të ardhur nga Dibra dhe të dëmeve të shkaktuara nga tërmetet që goditën Elbasanin dhe Tepelenën, insistoj pranë elitës intelektuale të kohës për të krijuar Kryqin e Kuq Shqiptar.
Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njihet me krijimin e KKSH, nëpërmjet artikullit të gruas së tij Roger Noelle, shkruar në La Suisse, më datë 27 tetor 1921
ROGER NOELLE
Dëshmia e parë për themelimin e Kryqit të Kuq Shqiptar nga ROGER NOELLE, dëshmitare e momentit historik të krijimit të Kryqit të Kuq Shqiptar: “ … Në Tiranë ku duhej të ishte selia e komitetit të shoqatës së re, hezitohej ende kur u njoftua se mbërriti një delegacion i seksionit të Vlorës, i sapokrijuar tri javë më parë, i përbërë nga infermjere myslimane të cilat mbanin në krahë emblemën e Kryqit të Kuq.
Pas fjalimit të prof. Eugene Pittard, mbi rolin e Kryqit të Kuq në Europë dhe apelin që ai u bëri të pranishmëve për të krijuar shoqatën e tyre të Kryqit të Kuq, shumë oratorë që e morën fjalën u shprehën të gatshëm ta krijonin shoqatën menjëherë. U krijua një komitet me përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. U zgjodh presidenti, zëvendëspresidenti, sekretari, inspektori i përgjithshëm, etj… Ata e ndjenin se në këtë periudhë të vështirë që po kalonte Shqipëria, një shkallë e tillë organizimi konsiderohej vepër patriotike. Në datën 4 tetor ishte themeluar Kryqi i Kuq Shqiptar. Detyra e tij e parë ishte t’u vinte në ndihmë refugjatëve, mjerimi i të cilëve ishte i papërshkrueshëm…“
President i shoqatës së Kryqit të Kuq Shqiptar u zgjodh Dr. Rifat Frashëri, shkencëtar, zbulues i mikrobit të tërbimit dhe Drejtor i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar u zgjodh Dr. Ahmet Sadedini.”
(Noelle Roger: Le journal : La Suisse : “En Albanie – Une nouvelle société de la Croix-Rouge”. 27.
10. 1921).
Me t’u nënshkruar Konventa e Gjenevës nga qeveria shqiptare në 13 shtator 1923, po atë vit Kryqi i Kuq Shqiptar u njoh zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe u bë pjesë e Ligës Ndërkombëtare të kryqit të Kuq
ANTARËT THEMELUES TË KRYQIT TË KUQ SHQIPËTAR





















