Henry Dunant, themeluesi i Kryqit të Kuq

 

Më 30 tetor 1910, 107 vjet më parë, vdiq në moshën 82 vjeçare, Henry Dunant. Ishte ideja e këtij zvicerani që i dha jetë Kryqit të Kuq në vitin 1863.
Në fakt, pas betejës së Solferinos, në Veri të Italisë, (një betejë ndërmjet ushtrive franceze dhe italiane nga njëra anë dhe atyre austriake nga ana tjetër) më 24 qershor 1859, ku ai organizoi ndihmën për ushtarët e plagosur dhe të sëmurë në fushën e betejës dhe pas botimit të veprës së tij “Një kujtim nga Solferino” në vitin 1862, Henry Dunant, së bashku me 4 bashkëpatriotë (Gustave Moynier, Dr Louis Appia, Dr Théodore Maunoir, Général Guillaume-Henri Dufour) do t’i jepte jetë, asaj që sot është organizata më e rëndësishme humanitare në botë : Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Dita e lindjes së tij, 8 maji, është zgjedhur si Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe. Henry Dunant, është laureati i parë për Çmimin Nobël për Paqe në vitin 1901.

Ndajeni me miqte tuaj: