“14 Qershor, Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut”
Sot në Gremi Clinic u organizua një seancë dhurimi vullnetar të gjakut. Stafi i klinikës ju përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht, në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Seanca është pjesë e fushatës që ka ndërmarrë Kryqi i Kuq Shqiptar në kuadër të 14 Qershorit, Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut. Këtë vit, tema e fushatës kushtuar kësaj dite, është “Gjaku i sigurtë, shpëton jetë!” me sloganin “Dhuro gjak dhe bëje këtë botë një vend të shëndetshëm!”.
Kryqi i Kuq Shqiptar i bën thirrje të gjithë personave të shëndetshëm për të dhuruar gjak, për gjithkënd që ka nevojë, veçanërisht për fëmijët talasemikë!
#DhurogjakShpëtojetë, #kryqiiKuqShqiptar, #GjakuisigurtëShpëtonjetë