Publikuar më 29 qershor 2016 Nga Jasmin Coskun,Gjysmëhëna e Kuqe Turke
Pas një serie sulmesh me bomba dhe armë 28 qershor, në aeroportin ndërkombëtar Ataturk të Stambollit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me organet shtetërore, u mobilizua për t’iu përgjigjur nevojave humanitare të viktimave të sulmeve dhe të familjeve të tyre.
Vullnetarët dhe personeli i Shoqatës kanë mbështetur familjarët e personave të prekur nga shpërthimet duke i ngushëlluar dhe duke u ofruar ushqime të ngrohta, ndërsa ishin duke pritur për më shumë lajme për të dashurit e tyre. Specialistë të fushës kanë siguruar mbështetje psiko-sociale për të afërmit e atyre që kishin vdekur gjatë sulmeve me armë dhe bomba.
Menjëherë pas shpërthimeve, Gjysmëhëna e Kuqe Turke siguroi furnizimin me gjak të mjaftueshëm për spitalet e angazhuar në përkujdesjen mjekësore për të plagosurit. Shoqata koordinon të gjithë veprimtarinë e saj në këtë ngjarje nëpërmjet Qendrës Operative Rajonale për Fatkeqësitë në Marmara dhe qendrat e dhurimit të gjakut në rajon.
Në Stamboll në pika të ndryshme, u hapën në gjatë natës pas atentatit, qendra dhurimi të gjakut, në mënyrë që banorët t’i bashkoheshin përpjekjeve për të siguruar gjak të mjaftueshëm për trajtimin mjekësor të të gjithë atyre që kishin nevojë. Gjithashtu, Gjysmëhëna e Kuqe turke ka përdorur rezervat e saj për të përballuar furnizimin me gjak.
Dr. Kerem Kinik, Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, tha se “Të gjithë të interesuarit duhet të shkojnë në qendrat e dhurimit të gjakut të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për të dhuruar, në vend që të shkojnë në spitale të cilët mund të jenë të mbingarkuar. “Që prej shpërthimeve, ne kemi furnizuar spitalet me gjak në koordinim me qendrën tonë të emergjencave. Aktualisht, nuk ka nevojë urgjente për gjak. Ne kemi mjaftueshëm gjak në rezervat tona. ”
Dr. Kerem paralajmëroi për rrezikun që u kanoset njerëzve në nevojë që nuk kanë mundësinë e shërbimit në spitalet e mbingarkuar. “Të shumtë janë njerëzit që i drejtohen spitaleve për të dhuruar gjakut në këto lloj situatash. Ata i drejtohen reparteve të urgjencës duke penguar pacientët e tjerë për të marrë shërbimet e nevojshme “, tha ai.
Gjysmëhëna e Kuqe është duke monitoruar situata emergjente nga Qendra e saj Operacionale e Fatkeqësive në Ankara dhe është e gatshme për të plotësuar të nevojat për gjak në Stamboll duke koordinuar furnizimet nga Qendrat rajonale të gjakut në të gjithë Turqinë.