Gjysmëhëna e Kuqe arabe siriane shpërndanë ndihma në pesë zonat më të vështira për t’u arritur në bashkëpunim me partnerët humanitarë.

Nga Stephen Ryan (@stiofanoriain), FNKK

Më datë 17 shkurt 2016, Gjysmëhëna e Kuqe arabe siriane, në bashkëpunim me partnerët humanitarë në Siri, shpërndau ndihma emergjente (Ushqime dhe medikamente) në pesë zonat më të vështira për t’u arritur – Madaya, Zabadani dhe Moadamiya në pjesën rurale të qeverisur nga damask dhe në Fouaa dhe Kefraya të administruara nga Idlib. Operacioni i ndihmave ka vazhduar nga perëndimi deri në të gdhirë të datës 18 shkurt.
Siria 2

Ndihmat e dërguara dje nga ekipet e transportit përmbanin pako ushqimore, miell, ushqime të ndryshme dhe medikamente. Më shumë se 170 vullnetar të GjKAS morën pjesë në shpërndarjen e kësaj ndihme. Në total u shpërndanë 115 kamionë me ndihma – 32 kamionë në Moadamiya, 65 kamionë në Madaya dhe Zabadani, dhe 18 kamionë në Fouaa dhe Kefraya.
Siria 3

Përveç kësaj ndihme, në bashkëpunim me partner të ndryshëm humanitar, GjKAS ka dërguar dhe dy ekipe të lëvizshme shëndetësore, për të shoqëruar kamionët e ndihmave, me qeëllim që të japë asistencë mjekësore aq shumë të kërkuar. Këto njësi të lëvizëshme shëndetësore, kanë mundur që të kenë akses në javët e mëparshme në këto zona të vështira, duke evakuuar rastet më emergjente mjekësore për në spital, gjithnjë në marrëveshje me të gjitha palët.
Siria 4

“Qëllimi ynë është që të arrijmë te njerëzit më në nevojë, dhe sot Gjysmëhëna e Kuqe arabe siriane arritë të menaxhonte shpërndarjen e ndihmave në Madaya, Zabadani, dhe Madamiya në zonan rurale të Damaskut dhe Foua e Kefraya në zonën rurale të Idlib,” tha Dr. Abdulrahman Attar, president i Gjysmëhënës së Kuqe arabe siriane. “Ekipet e GjKAS janë mjaft mirë të përgatitura për të përmbushur rolin e tyre humanitar, dhe për të shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë në të gjithë njerëzit në nevojë” shtoi ai.
Siria 5

Gjysmëhëna e Kuqe arabe siriane ka shpërndarë ndihma në zonat më të vështira për t’ua arritur, kudo që ajo ka pasur mundësi, shpesh në bashkëpunim me partner të tillë si Kombet e Bashkuara dhe të tjerë. Çdo njëri nga këta qytete, është aksesuar nga ekipet e GjKAS, por një akses të qëndrueshëm humanitar është i nevojshme me qëllim që të parandalohen në të ardhmen vuajtje të panevojshme.

 

Lexoni më shumë në http://www.ifrc.org/en/news-and-media/news-stories/middle-east-and-north-africa/syria/syrian-arab-red-crescent-delivers-relief-to-five-hard-to-reach-areas-through-collaboration-with-partners-71945/#sthash.TNb0Kh1n.dpuf

 

Ndajeni me miqte tuaj: