Gjaku i mjaftueshëm dhe i sigurt, dhurata më e çmuar për pacientët me talasemi dhe ata në nevojë për festat e fund vitit.

“… Dhurata më e çmuar në prag të festave të fund vitit për pacientët, veçanërisht për fëmijët me Talasemi, është njësia e gjakut. Ftoj qytetarët, të solidarizohen dhe të kontribuojnë vullnetarisht në dhurimin vullnetar të gjakut”. Me këto fjali e hapi fushatën e dhurimit të gjakut në Bashkinë e kryeqytetit, z. Erion VELIAJ.

 

Shkolla mesme DurresDhurimi vullnetar i gjakut është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme bashkëpunimi midis Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH) dhe shume institucioneve. Nëpërmjet këtyre iniciativave humanitare, Kryqi i Kuq transmeton mesazhe mjaft domethënës dhe sensibilizuese me qëllim ndërgjegjësimin dhe angazhimin e punonjësve, studentëve, të rinjve, forcave të rendit, institucioneve fetare, etj. për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që hasin njerëz të ndryshëm, jeta e të cilëve, varet nga gjaku i dhuruar.

 

Kisha Shen VlashKrahasuar me vitin e kaluar, numri i dhuruesve vullnetarë është rritur mbi 15%, ndërkohë që  64 për qind e nevojave të pacientëve mbulohet aktualisht nga dhurues familjar, ndërsa ende në rast nevoje japin gjak dhurues me pagesë. Kërkesat për gjak janë të vazhdueshme.

 

Universiteti Europian TiraneFalë punës së bërë nga Kryqi i Kuq dhe institucionet e tjera në këtë fushë, çdo vit shënohet rritje e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. Ne synojmë që deri në vitin 2020, nevojat e pacientëve për gjak të mbulohen 100 për qind nga dhurimet vullnetare.

 

“Duke falënderuar gjithë vullnetarët për aktin e tyre të dhurimi, theksojmë se së bashku mund hde duhet të bëjmë më shumë në promovimin e dhurimit vullnetarë të gjakut, veçanërisht te të rinjtë të cilët duhet të ndërgjegjësohen se kjo është rruga më e mirë për zgjidhjen e këtij problemi.

 

Bashkia Tirane Erion VelijaKryqi i Kuq Shqiptar falënderon në mënyrë të vecantë personelin dhe drejtuesit e institucioneve mëposhtë që kontribuuan në këtë nismë humanitare këtë muaj: Bashkinë Tiranë, Durrës, Pogradec, Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe të Rinisë, Qendrën Kombëtare të Punësimit, Universitetit Politeknik. Tiranë, Universitetin Evropian, Albanian University, Fakultetin Ekonomik, Tiranë dhe Shkodër, Fakultetin e Inxhinierisë të Ndërtimit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Shkollat e Mesme “L. Tomeu”, “ B. Qeraxhia”, “H. Çela” Durrës dhe Shkollën e Mesme “Ismail Qemali”, Tiranë, Manastirin Shën Vlash në Durrës dhe Kishën Katolike, Bajzë, Malësi e Madhe, dhe Xhaminë e Pazarit të Ri, Medrese dhe Selitë, etj.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

Ndajeni me miqte tuaj: